Frika nga diagnoza, pengesë për kontrollet e gjirit – Nafije Latifi tregon pse gratë hezitojn
Autori: Gazeta inFokus
21:42 | 17 Tetor 2026
Frika nga përballja me një diagnozë të mundshme të kancerit të gjirit vazhdon të jetë një nga arsyet që i pengon gratë në Kosovë të kryejnë kontrolle të rregullta shëndetësore.
Kështu ka deklaruar Nafije Latifi, themeluese e Shoqatës JETA/VITA, gjatë një interviste në emisionin “Doktor Plus” me Arjeta Osmanin, në Gazetën Infokus, ku ka folur për vetëdijesimin e grave, rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes dhe mungesën e një programi të organizuar të skriningut në Kosovë.
“Sidomos frika i pengon gratë që të shkojnë në kontrolle”, ka thënë Latifi, duke treguar se gjatë punës së saj me gratë ka takuar shumë prej tyre që kishin dyshime për gjendjen shëndetësore, por hezitonin të flisnin apo të kërkonin ndihmë.
Megjithatë, ajo vlerëson se ndër vite është shënuar përparim i konsiderueshëm në informimin dhe ndërgjegjësimin e grave për kancerin e gjirit.
“Unë ju them që për vite ka ndryshu shumë në aspekt pozitiv informimi dhe ndërgjegjësimi i grave. Në disa vise ku kemi shkuar me mbajt ligjërata dhe kemi bisedu me gratë, ka pasë prej atyre që kanë dyshu, që kanë qenë të atakuara dhe nuk kanë folë”, ka rrëfyer Latifi.
Ajo ka kujtuar edhe organizimet përmes të cilave gratë nga zona të largëta të Kosovës kishin udhëtuar drejt Prishtinës për të përfituar nga kontrollet falas që ofroheshin në spitale dhe klinika.
“Kemi pasë pastaj mundësi që spitalet dhe klinikat që kanë ofruar shërbime falas, ato gratë janë organizu dhe kanë ardhë me autobusë prej viseve më të largëta në Prishtinë për kontrolle. Do të thotë, na kemi arritë te ato ta përcjellim mesazhin që duhet të bëjnë kontrolle”, ka treguar ajo.
Përveç informimit për rëndësinë e kontrolleve, Latifi ka theksuar se përmes aktiviteteve të shoqatës gratë dhe vajzat e reja janë udhëzuar edhe për vetëkontrollin e gjirit dhe njohjen e ndryshimeve të mundshme në trupin e tyre.
“I kemi mësu si bëhet vetëkontrolla për vajzat e reja, që duhet ta njohin trupin e tyre dhe për çdo ndryshim të paraqiten te mjeku, te specialisti, që ta konstatojnë çka është puna”, është shprehur ajo.
Sipas Latifit, në rastet kur konstatohet ndonjë problem shëndetësor, është e rëndësishme që gratë t’u nënshtrohen pa vonesë trajtimeve të nevojshme.
Por krahas frikës që mund t’i shoqërojë gratë, ajo ka ngritur shqetësime edhe për angazhimin e institucioneve shëndetësore në promovimin e kontrolleve parandaluese.
“Përveç që vetë institucionet shëndetësore nuk kanë bërë mjaft për promovimin dhe nevojën e shkuarjes së grave në kontrolle edhe pa pasë probleme, na nuk kemi një screening program, një program të zbulimit të hershëm që e kanë vendet e zhvilluara”, ka deklaruar Latifi.
Përmes kësaj deklarate, themeluesja e Shoqatës JETA/VITA ka vënë në pah nevojën për më shumë informim, ndërgjegjësim dhe qasje të organizuar institucionale ndaj zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke theksuar se frika nuk duhet t’i pengojë gratë të kërkojnë kujdes shëndetësor.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...





























