Sa policë po hetohen për arrestimin e Gjuriqit?
Autori: Gazeta inFokus
16:13 | 24 Prill 2018
Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës që morën pjesë në arrestimin e shefit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të hetohen nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Me kërkesë të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, në këtë institucion tashmë veçse kanë filluar me grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje gjatë këtij operacioni shkruan Infokusi.com.
Por, në Policinë e Kosovës nuk japin shifra se sa është numri i policëve që ishin prezent atë ditë në veri.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për Infokusin se ka pasur numër të mjaftueshme të policëve për ta kryer atë aktivitet policor, por thotë se nuk japin asnjëherë shifra për numrin e policëve nëpër operacione.
“Policia e Kosovës ka pasur njësi të ndryshme dhe numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për ta zhvilluar atë aktivitet policor”, ka thënë Kelani për Infokusin.
Ndërkohë në Inspektoriat deklarojnë se për këtë rast ankesë kishte drejtuar edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq.
“Edhe në lidhje me rastin e arrestimit të z. Marko Gjuriq, IPK respektivisht Departamenti i Hetimeve ka filluar me mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimi të informacioneve në konsultim me prokurorin kompetent.
Se kanë nisur hetimet rreth zyrtarëve policorë dhe se është ankuar në IPK, kishte konfirmuar të martën edhe vet zëvendësministri Radojeviq.
“Në fund të marsit në rrugë zyrtare i kam bërë kërkesë Inspektoratit të Policisë së Kosovës që ta vlerësojë përgjegjësinë penale të policëve që kanë marrë pjesë në këtë aksion. IPK-ja menjëherë ka filluar t’i marrë deklaratat dhe të mbledhë të dhëna, ndërsa Prokuroria e Mitrovicës është e kompetente për hetime. Informacioni i fundit që kam është se sot (e hënë) do të mbahet një takim i përfaqësuesve të IPK-së me kryeprokurorin e Mitrovicës, Shyqyri Syla, i cili do t’i japë drejtimet se nga duhet të fillohet me hetimet”, ka thënë Radojeviq.
Infokusi ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë të Prokurorisë së Mitrovicës, por ata kanë qenë të paqasshëm, dhe është ende në pritje të përgjigjeve me shkrim nga ky institucion.
Ndryshe, Marko Gjuriq u arrestua nga Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Speciale “ROSU”, më 26 mars 2018, në veri të Mitrovicës ngase kishte hyrë pa lejen e autoriteteve të Kosovës në territorin e vendit. /Infokusi/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























