Vrasja të parku në Prishtinë: Gjithçka nisi shkaku i një borxhi prej 1,300 euro
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 21 April 2018
Në gjykimin për vrasjen e dyfishtë të dy të rinjve Eron Agaj e Arianit Gashi që ka ndodhur te Parku i Qytetit në Prishtinë në vitin 2016, pas leximit të provave materiale e ka dhënë mbrojtjen i akuzuari për këtë vrasje Lulzim Idrizi si dhe janë dëgjuar dëshmitarët Muhamer Raifi e Emirian Hako.
Sipas të akuzuarit Lulzim Idrizi, krejt ngjarja kishte filluar një muaj para ditës kritike.
Arsyeja tha të ketë qenë një borxh prej 1,300 eurove për të cilat tha se një person nga Shqipëria me emrin Gerti ia kishte pasur borxh Eronit.
Për Gertin tha se me të është njoftuar nga Eroni i cili nga ai kishte blerë një sasi të drogës, dhe më pas pasi që nuk i kishte pëlqyer ja kishte kthyer mallin Gertit dhe i kishte kërkuar që t’ia kthente paratë.
Në lidhje me këto para sipas të akuzuarit përmes një telefonate të shkëmbyer në mes të Eronit dhe Gertit, ky i fundit i kishte thënë Eronit se kishte shkuar për të ja sjellë parat por pasi që nuk e kishte gjete atë aty, atëherë ato para ja kishte dhënë të akuzuarit.
Më pas i akuzuari tha se Eroni ja kishte kërkuar atij këto para.
“Vjen Eroni te parku i qytetit dhe më thotë biri parat që ti ka dhënë Gerti, unë i kam thanë se mu Gerti nuk më ka dhënë para, Eroni filloj duke më bërë presion duke më shajtë me familje dhe më tha nuk mundesh me ma lëshu mu. Unë i bëra be me familje se unë parat nuk i kam marrë, ai e ka nxjerrë alltinë dhe ma ka vendos në gjoks me tha ta mbushi gjoksin krejt me plumba dhe më ka gjuajt me dy shpulla, pastaj u largu”, deklaroi i akuzuari, raporton Kallxo.com.
Pas kësaj ngjarje ai tha se ishte kthyer për në Shqipëri ku kishte qëndruar atje një muaj për të u kthyer më pas përsëri në Kosovë për tu kujdesur për motrën dhe fëmijët e saj pasi që bashkëshorti i motrës kishte udhëtuar për jashtë vendit.
Pas këtij rasti i akuzuari deklaroi se gjithnjë ka bartur me vete një pistoletë pasi që ndjehej i rrezikuar dhe pas disa ditësh qëndrimi në Kosovë tha se e ka thirre Eroni në telefon dhe i ka thënë se dëshiron të takohet me të, sipas të akuzuarit ai i kishte kërkuar që ta merrte me vete dhe veturën.
Pastaj tha se ai e ka marrë veturën e motrës së tij dhe ka shkuar te shtëpia e Eronit, ku atje e ka takuar atë së bashku me Arianitin e Ermalin.
Për Eroni deklaroi se ai i kishte thënë “zbrit nga vetura se kam për të biseduar me ty”.
“Në atë moment që unë kam dalë nga kerri Eroni ka dalë nga ana tjetër dhe mi ka marrë çelësat e kerrit, Arianiti e ka nxjerrë revolen, unë ju thash çka jeni tu bë se kjo është kerri i motrës sime edhe pse unë nuk kam faj por ju jeni tu më bë me faj, i thash këtë kerr nuk e la këtu, Eroni i morri çelësat e kerrit dhe më tha ti ke me i dhanë ato para që i ke marrë se as Gerti nuk mu ka lajmëru më. Unë i thash që nuk dal prej kerrit shkova me e hap derën e kerrit pastaj ata të tre me kanë ngre zhag dhe kanë filluar duke me rreh, unë pistoletën e kam pasur në brez dhe nuk e kam nxjerrë”, deklaroi i akuzuari.
Në ato momente i akuzuari tha se në ballon kishte dalë edhe nëna e Eronit e cila u ishte drejtuar me fjalët: “moni djalin se gjynah”, kurse për Eronin tha se i ishte përgjigjur se ata i dinë punët e veta.
Pas këtij rasti Lulzim Idrizi tha se e kishte telefonuar edhe mikun e tij nga Shqipëria Emirian Hakon të cilit ja kishte sqaruar rastin dhe i kishte kërkuar ndihmë, pas disa orësh edhe miku i tij kishte ardhë në Kosovë dhe pastaj së bashku me të ishin takuar me Eronin dhe Arianitin të cilëve u kishin kërkuar që të ja u kthenin makinën duke u premtuar se do ta gjenin Gertin dhe do ta rregullonin këtë punë. Por që të ndjerët nuk i ishin bindur dhe kishin filluar ta shanin dhe ta kërcënonin me revole.
“Eroni më tha mua nuk më ha … ne e komandojmë këtë vend këtu. Arianiti e ka nxjerrë alltin dhe ma ka shti në gojë. Dhe në qoftë se denoncon në polici do të vrasim ty me gjithë motrën”, tha i akuzuari ti kenë thënë të nderët.
Ditën e nesërme deklaroi se e ka takuar vëllanë e Eronit, Ermalin i cili e kishte pyetur se a ja kishte bërë parat Eronit dhe përkundër faktit se ky i kishte thënë se edhe pse nuk ja ka borxh do të mundohet që të ja jap, ai e kishte goditur me shuplaka.
“Të nesërmen jam takuar me Ermalin tek parku i qytetit, ai filloj më tha o ke me i dhanë qato pare ja kom me të mbyt krejt, i thash o Ermal ato para po të i kisha marrë do të i kisha dhonë, dhe edhe pse nuk i kam marrë do të mundohet do të i sajoj dhe do të ti jap, aty mi ka hy dy shuplaka dhe e mbajke dorën në brez. Edhe aty e kam pas armën në dorë por nuk e nxjerrsha”, tregoi i akuzuari, i cili pastaj deklaroi se i kishte telefonuar Eronit të cilit i kishte thënë “O Eron pse me më rreh Ermali mu prapë, a nuk u kënaqet tu me rreh”, “Ai më tha hajt unë vi tash në park aty pritem”.
Më pas i akuzuari rrëfeu se si ka ndodhur rasti: “Unë aty duke prit në park vinë ata Arianiti dhe Eroni me motorr unë isha tu nejt aty para parkut, pritsha me fol me ta dhe me shku me i ble disa gjëra për shtëpi dhe mendova që ka ardh tamam me bisedu, pastaj kur ka zbrit Eroni prej motorri ka thënë tash kemi ardh me ta hek kryt, aty unë e kam nxjerrë revolen që e pata me vete dhe kam gjuajtur në drejtim të tyre, kam gjuajt dhe kam shku”, tregoi i akuzuari.
Arsyeja se pse ka qëlluar në tashmë të ndjerët tha se ka qenë pasi që ka qenë i frikësuar.
“Unë nuk e kisha për të i vrarë, sepse kur më tha Eroni thash kemi ardhë me ta heqë kryet unë u frikova dhe gjuajta me armë në drejtim të tyre, sepse mendova se kësaj radhe njëmend kanë ardh me ma heq kryet pasi që herëve të tjera më kanë rrah”, deklaroi ai.
Gjatë kësaj seance në cilësi të dëshmitareve u dëgjuan edhe Muhamer Raifi e Emirian Hako të cilët rrëfyen versionin e tyre në lidhje me rastin.
Sipas aktakuzës Lulzim Idrizi me datë 29 gusht të vitit 2016 në Prishtinë në rrugën “Hamëz Jashari”, për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi me tani të ndjerin Eron Agaj, pasi që i ndjeri Eron ka shkuar me motorin e të ndjerit tjetër Arianit Gashi, të cilin e ka drejtuar vetë i ndjeri Arianiti, me qëllim që të bisedojë rreth borxhit.
Në atë moment i akuzuari Lulzim Idrizi me dashje që të njëjtit t’i privojë nga jeta, ka shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri, I ka goditur disa herë nëpër pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkaku i të cilave i ndjeri Eron Agaj ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i ndjeri tjetër Arianit Gashi në QKUK.
Prokuroria pretendon se i akuzuari Lulzim Idrizi me anë të këtyre veprave penale ka kryer dy vepra penale, atë të vrasjes së rëndë si dhe të armëmbajtjes pa leje.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...