Sport

FC Besa- FC Prishtina, ky është rezultati final i takimit

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 21 April 2018

Ndeshja e zhvilluar mbrëm në “Karagaq” të Pejës u karakterizua me lojë të fortë dhe rivalitet të madh ndërmjet ekipit të Besës dhe Prishtinës, shkruan infokusi.

Më mirë e filluan ndeshjen lojtarët e Besës ku në minutën e 6′ shënon Agon Rexha, goli i së cilit ishte i vetmi në pjesë të parë të ndeshjes. E dominuar kryesisht nga Besa me raste të mira shënimi por të pafat në realizimin e tyre.

LEXO EDHE: Sonte finalja e madhe e Copa del Rey

-Advertisement-

Në pjesën e dytë shënon Orhan Ibishi në minutën e 27′ për të ngritur epërsinë në 2-0 dhe për t’i dhënë qetësi ekipit të Besës. Dominimi i Besës vazhdoj deri në minutën e 36′ ku Prishtina shënon dhe ngushton epërsinë në 2-1.

Mungesa e kryetrajnerit Adnan Hyseni në udhëheqje të ekipit po vërehet shumë qysh nga fillimi i pjesës së dytë të kampionatit e deri më sot, me ç’rast ekipi nuk po mund të komponohet siq duhet. Si pasojë e kësaj edhe në këtë ndeshje me gabime të shumta në mos konkretizim nga lojtarët e Besës e kryesisht 3 përforcimet e fundit te ardhur nga Maqedonia dhe 1 nga Brazili ku dihet kapaciteti i tyre i jashtëzakonshëm e që të njejtit kan përvojë ndërkombëtare e besim të klubit Besa nuk arritëm që të fitojmë sonte në Karagaq.

Në fund FC Besa- FC Prishtina 2:2. Me këtë rezultat ekipet mbajnë të njejtat pozita në rënditjen tabelare.

Etiketa:
Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy