Lajme

Ky është qëndrimi i Gëzim Kelmendit pas sulmeve ajrore në Siri

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 14 Prill 2018

Partia më e re në vend, “Fjala” e udhëhequr nga politikani njëherësh ish deputet i Kuvendit,  Gëzim Kelmendi ka përshendetur sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj caqeve ushtarake të Bashar Al Assadit.

Komunikata e plotë:

Konsiderojmë se sulmet e filluara ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe ndaj caqeve ushtarake të Presidentit sirian Asad, janë të duhura dhe shpresëdhënëse për popullin sirian.

-Advertisement-

Këto sulme ajrore është dashur të fillojnë që në vitin 2012-2013 kur krimineli Asad përdori për herë të parë armët kimike ndaj popullit sirian.

Këto sulme nëse do të zhvilloheshin në vitin 2012-2013, do të parandalonin vrasjen e mbi 600 mijë civilëve, do të shkatërronin kriminelët dhe terroristët që vranë dhe përsekutuan popullatën e Sirisë.

Shpresojmë që përmes këtyre sulmeve ajrore sa më shpejt të shkatërrohet krimineli Asad dhe terroristët tjerë. Shpresojmë që sa më shpejtë populli i Sirisë të gëzoj lirinë sikur popujt tjerë në botë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy