Ekonomi

Kosova me miliarda euro borxh

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 10 April 2018

Vendi më i varfër në rajon po del të jetë borxhli i madh. Vetëm deri në dhjetor të vitit të kaluar, borxhi i jashtëm që ka Kosova ka arritur në më shumë se 2 miliardë e 61 milionë euro, shkruan Infokusi.com.

Borxh në vlerë të miliona euro ka edhe Qeveria e  Banka Qendrore e Kosovës. Borxhi që kanë këto dy institucione bashkë arrin në rreth 500 milionë euro.

Krejt kjo në bazë të Buletinit statistikor për muajin shkurt që ka publikuar Banka Qendrore e Kosovës.

-Advertisement-

Në bazë të këtij raporti, Kosova i ka më së shumti borxh Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Vetëm FMN-së i ka borxh mbi 220 milionë euro, shkruan Infokusi.

“Borxhi i jashtëm bruto: Fondit Monetar Ndërkombëtar- 226.5 m, Banka Botërore- 199.4 m”, thuhet në buletinin mujor të BQK-së.

Këto nuk janë institucionet e vetme financiare që vendi u ka borxh. Kosova i ka borxh edhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BNRZH), Shoqatës Ndërkombëtarëve (SHNZH) dhe kreditorëve të tjerë. Ndaj këtyre të fundit borxhi arrin në 1 miliardë e 665 milionë euro.

Por, asnjërën prej këtyre borxheve që kapin shifra milionëshe, vendi nuk planifikon ta kthejë menjëherë. Tërë këto borxhe, Kosova planifikon t’i kthejë duke filluar prej periudhës për disa muajve e deri në 15 vjet.(A.SH)/Infokusi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy