Mbi 34 mijë veteranë në llupën e kryeprokurorit
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 10 April 2018
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë për gazetën “Zëri” se Prokuroria do të kërkojë përgjegjësi penale për manipuluesit eventualë të listave të veteranëve të luftës. Në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, thuhet se numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës, duke u bazuar në gjendjen e muajit dhjetor të vitit të kaluar, ishte 36 mijë e 32. Prej tyre 34 mijë e 529 veteranë të UÇK-së, ndërsa 1503 familje të veteranëve
Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Kosovës, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se Prokuroria është duke e hetuar procesin e krijimit të listës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e ku, sipas tij, nëse vërehen shkelje manipuluesit do të përgjigjën para drejtësisë.
Kryeprokurori Lumezi nuk ka të dhëna për numrin e qytetarëve që tashmë janë në listën e veteranëve, mirëpo në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, thuhet se numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës, duke u bazuar në gjendjen e muajit dhjetor të vitit të kaluar, ishte 36 mijë e 32. Prej tyre 34 mijë e 529 veteranë të UÇK-së, ndërsa 1503 familje të veteranëve.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur ecurinë e procesit të hetimit të veteranëve.
“Nuk e di sa është numri i personave të dyshuar, sepse ne jemi akoma në fazën e grumbullimit të informatave. Jemi duke i shqyrtuar këto dosje dhe madje në bazë të shqyrtimit të dosjeve dhe deklaratave të dëshmitarëve të dhomave të tjera prokurori vendos çka më tutje me këto raste të veteranëve”, ka bërë të ditur kryeprokurori Lumezi.
Ai më tutje ka thënë se Prokuroria momentalisht nuk ka ende shifra të sakta pasi që është në proces të hetimit.

T� tjera
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...


































