Ekonomi

Bibliotekat e Prishtinës mbesin pa libra

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 06 April 2018

Bibliotekat shkollore në kryeqytet, edhe për një kohë do të mbeten pa libra. Ani se pse ishte shpallur tender për furnizim me libra për këto biblioteka, i njëjti është anuluar nga Komuna në krye me Shpend Ahmetin, shkruan Infokusi.com.

Të dy tenderët e pranuar, kanë shkelur njerën pikë të dosjes së tenderi.

Kështu thuhet në njoftimin për anulim të kontratës që ka publikuar Komuna e Prishtinës në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se “Operatoret Ekonomik ofertuar nuk kane plotesuar piken 9.2 te dosjes se tenderit ashtu siç eshte kerkuar dhe si rezultat i kesaj Komisioni i vleresimit i Autoritetit Kontraktues ka vendosur per anulim te aktivitetit te prokurimit per arsye se Operatoret Ekonomik kane qene te papergjegjeshem.”

Data e vendimit mbi anulimin e procedurës  është marrë me 3 prill 2018. /Infokusi

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy