Thaçi dekoroi ambasadorin Kai Eide me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 05 April 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur diplomatin norvegjez dhe ish të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2005, ambasadorin Kai Eide.
Për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, presidenti Thaçi e dekoroi ambasadorin Eide me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Thaçi ka thënë se të gjitha sukseset e Kosovës, që nga liria deri te shtetndërtimi, janë ndërmarrje e përbashkët e popullit të Kosovës dhe miqve të shumtë që i ka Kosova në tërë botën, transmeton Indeksonline.
Nga ana tjetër, ambasadori Kai Eide ka thënë se është i nderuar me vizitën dhe dekoratën presidenciale, si dhe ka përgëzuar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për të arriturat në dy dekadat e fundit.
Raporti i ambasadorit Eide mbi situatën politike në Kosovë për Sekretarin e atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, rezultoi me fillimin e negociatave për definimin e statusit – proces që përfundojë me pavarësinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media.
Të tjera
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...