Milionat e shtetit për shkolla
Autori: Gazeta inFokus
16:01 | 04 April 2018
Ka investime, por rezultati nuk po shihet. Edhe pse po shpenzohen miliona euro për shkolla, kur është fjala për dije po renditemi të fundit.
Edhe këtë vit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po planifikon të harxhojë miliona euro për ndërtimin e shkollave të reje. Por, jo vetëm.
Kjo Ministri me buxhetin për këtë vit po planifikon që të ndërtojë edhe qerdhe/kopshte e të blejë inventar e pajisje laboratorike për këto shkolla, shkruan Infokusi.com.
E gjithë kjo sipas raportit mbi ndarjen dhe shpenzimet e parasë publike “Si i shpenzon shteti paret tona?”, që ka publikuar Instituti për Studime të Avancuara-GAP.
Në bazë të këtij raporti, para goxha të majme do të shpenzohen edhe për blerjen e librave. Më shumë se 5.6 milion euro do të ndahen për këtë qëllim. E 130 mijë euro të tjera janë planifikuar për dollap individual për nxënës dhe pajisje mësimore.
Por, thuajse pjesa më e madhe e buxhetit për këtë Ministri do të shkojë për pagat e mësimdhënësve. Vetëm për stafin e Universiteteve Publike në vend, institutin e historisë, albanologjik dhe Agjencinë e Akreditimit, shteti do të harxhojë mbi 10 milionë euro.
Miliona euro do të shkojnë edhe për pagat e Arsimit Para universitar. Mbi 4 milionë euro,shkruan Infokusi.com.
Nga i tërë buxheti i kësaj Ministrie, më së shumti para janë ndarë për kategorinë Shpenzime Kapitale, pasuar nga ajo për paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, subvencione e transfere dhe shpenzime komunale./Infokusi

T� tjera
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...

































