“Pastrimi” në dorë të të moshuarve
Autori: Gazeta inFokus
14:02 | 04 April 2018
Mëngjesi e gjen në rrugë çdo ditë. Por, jo për qejf.
Tërë mbeturinat që hedhin qytetarët, A.B rreth të gjashtëdhjetave kujdeset ti mbledh çdo ditë. Këtë e ka punën kryesore, prej së cilës siguron bukën për familjen e tij. Ai është punëtor i Kompanisë Regjionale “Pastrimi”.
A.B thotë për Infokusin se mungesa e shkollimit dhe pamundësia për të gjetur një vend pune më të mirë, e ka shtyrë që të punoj në këtë kompani.
Por, nuk e ka ndërmend ta lërë këtë punë. Edhe pensionimi pritet ta gjejë duke mbledhur mbeturina në rrugët e kryeqytetit.
Por, ky nuk është i vetmi që e bën këtë punë. Punë të njëjtë me të, bëjnë edhe 553 kolegët e tij. Kaq është numri i të punësuarve në Kompaninë “Pastrimi”, shkruan Infokusi.com.
“Kompania “Pastrimi”, Sh.A Prishtinë ka gjithsej 554 punëtor gjithsej, duke përfshirë gjitha komunat ku kryen shërbim pas që jemi kompani regjionale për kryerjen e shërbimit të mbeturinave”, tha për Infokusin zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnorë Ademi.

Ademi tha se në këtë kompani punësohen persona prej moshës 20 vjeçare. Mirëpo ka edhe të atillë, që edhe pensionimin e presin aty. Mosha mesatare e të punësuarve është 40 vjeç.
“Mosha e punëtorëve është nga më të ndryshmet duke filluar nga mosha e re që lejohet me ligj kontrata e punës e deri tek mosha e pensionimit”.
Ata që kanë zënë vend në këtë kompani vijnë nga rajone të ndryshme. Edhe këtu prijnë ata që vijnë nga kryeqyteti. Por, nuk mungojnë edhe ata të qyteteve të tjera. Të gjithë këta punojnë në tri ndërrime dhe konform Ligjit të Punës.
“Kryesisht vijnë nga Rajoni i Prishtinës, pasi Prishtina është qytetit që ka terenin më të madh dhe punëtorë më së shumti, po ashtu ka punëtor edhe nga qytet tjera ku kryejmë shërbim”, thotë Ademi.(Arjeta Shabani)/Infokusi.

T� tjera
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...


































