Privilegjet e përjetshme të Presidentit, nderë apo barrë për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
16:07 | 02 Prill 2018
Të premten e kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Presidentin, i cili parasheh privilegje të përjetshme për të parin e vendit. Miratimi i këtij Projektligji, ka hasur në kundërshtimin e një pjese të opozitës kosovare dhe njohësve të rrethanave politike, që i kanë cilësuar këto ndryshime në shpërputhje me standardin social dhe ekonomik në Kosovë.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci ka thënë për Telegrafin se ajo dhe VV-ja kanë votuar kundër këtyre ndryshimeve. Nagavci ka thënë se ata kanë votuar kundër edhe ne leximin e parë, për arsye se i shohin si të panevojshme këto privilegje, duke përfshirë zyrën për tërë jetën, sigurimin, staf që do të jenë afër tij, etj.
“Nuk kemi arritur ta marrin transkriptin ende, për ta parë kush dhe si ka votuar. Bërjen e presidentit me privilegje ia ka mundësuar edhe pjesëmarrja në seancë e disa deputetëve të cilët nuk kanë votuar, por thjeshtë kanë qenë në sallë”, ka shtuar Nagavci.
Sipas saj, po të votonin kundër edhe pjesa e deputetëve që nuk e kishin ushtruar të drejtën e tyre, sigurisht që ky projektligj nuk do të kalonte.
“Privilegjet e përjetshme për Presidentin i kanë mundësuar edhe ata që kanë abstenuar ose që nuk kanë marrë pjesë në votim. Mendja më thotë se ata që e votuan për president, po i mundësojnë tani dhe privilegjet e përjetshme”, ka theksuar Nagavci.
Njohësi i rrethanave politike, Ramush Tahiri ka theksuar se Kuvendi e ka miratuar me votat e nevojshme dhe si duket sipas tij, e ka vlerësuar se Kosova ka edhe mundësi edhe kapacitet edhe nevojë, por edhe e ka për nderë që të gjithë Presidentët të kenë kompensim material gjatë të gjithë jetës.
Tahiri ka thënë se deputetët që e kanë mandatin e popullit e kanë vlerësuar një gjë të tillë, pa marrë parasysh a është Presidenti i vjetër apo i ri apo e re në moshë dhe pa marrë parasysh a e ka pasur mandatin e plotë apo të gjysmë.
“Mendimi im personal është fare i parëndësishëm dhe nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje të Kuvendit e as në zbatim të ligjit”, ka theksuar Tahiri. Ndryshe, Projektligji i ri e heq kufizimin prej 5 vjet për beneficione dhe nëse ky ligj kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë benefitet e presidentit janë në kohë të pakufizuar. Në bazë të këtij projektligji ish presidenti përfiton një zyre, shofer, truproje dhe asistent.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































