Lajme

Paralizohet KQZ-ja

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 29 Mars 2018

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) më nuk është funksional. Prej së mërkurës, ky institucion ka mbetur pa kryetar dhe pa 10 anëtarët e vet, e të cilët përfaqësonin subjektet kryesore politike të shumicës dhe komunitetet, shkruan sot Koha Ditore .

Kryetarja Valdete Daka e ka përfunduar mandatin 7-vjeçar, ndërsa presidenti Hashim Thaçi nuk ia ka besuar edhe një mandat tjetër, sikundër që nuk e ka emëruar as pasuesin e saj.

Emërimet e reja nuk janë bërë, meqë ka dalë të jetë më e komplikuar puna me 6 nga 10 anëtarët e KQZ-së. Kjo për faktin se ka dilema në interpretimin e Kushtetutës rreth hisesë në përfaqësim që do të kenë subjektet politike. Bazuar në interpretimin e bërë në frymën e asaj çfarë thotë një vendim i Gjykatës Kushtetuese, subjekteve kryesore në pushtet, PDK-së, AAK-së e Nismës, e të cilat kishin garuar në zgjedhje në koalicionin e përbashkët, PAN, do t’u përgjysmohet përfaqësimi në KQZ, ndërkaq LDK-së e LVV-së do t’u dyfishohet.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy