Lajme

Tadiq i del në mbrojtje Gjuriqit

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 28 Mars 2018

Ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, përmes një letre publike ka reaguar lidhur me arrestimin e Marko Gjuriqit në Mitrovicë duke thënë se ato skena i duken si të një teatri, shkruan Infokusi.

Kjo letër është bërë publike përmes mediave serbe, ku ndër të tjera kanë shkruar se sipas Tadiqit, Marko Gjuriq dhe përfaqësuesit e Listës Serbe vullnetarisht morën rolin në këtë “shfaqje teatri”.

Madje, ai ka shkruar se Thaçi e Haradinaj kanë kontribuar në përdorimin e tepruar të forcës nga Policia.

-Advertisement-

Boris Tadiq ka folur edhe rreth paralajmërimit të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe nga përfaqësues të Listës Serbe.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit është miratuar ‘sistemi ligjor i një Kosove të pavarur në tërë territorin’ dhe se një komunitet i tillë ‘nuk është i mundur jashtë këtij sistemi ligjor’”, ka shtuar ai. /INFOKUSI.COM/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy