Lajme

“Trafiku Urban” liron çmimin e mujores për nxënës, vlen vetëm për autobusët e verdhë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 25 Mars 2018

Është liruar bileta mujore për nxënës dhe për persona të tjerë në linjat publike të Trafikut Urban.

Madje, kompania po e reklamon biletën e re si të përfolurën, biletë integrale.

Kësaj radhe, bileta do të vlejë për të gjithë autobusët e verdhë. Ndërsa, për të shfrytëzuar linjat e kontraktuara 3 dhe 1, duhen paguar para shtesë.

-Advertisement-

Megjithatë, qytetarët kërkojnë që bileta e integruar të jetë gjithëpërfshirëse dhe të vlejë në të gjitha linjat, raporton 038 në KTV.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se bileta e integruar për Trafikun Urban është hap drejt biletës së integruar që do të vlejë në të gjitha linjat.

Ndërkaq, bileta e integruar nuk vlen për pensionistët. Ata do të mund të udhëtojnë falas vetëm në linjën 4 dhe në autobusët e Trafikut Urban në linjën 3. Në linjat e tjera, ata duhet të paguajnë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy