Lajme

Deliu: Demarkacioni do të kalojë sot

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 21 March 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është shprehur e bindur se seanca do të vazhdojë sot dhe do të votohet pro marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Infokusi.com

”Ne do të vazhdojmë seancën, janë siguruar 80 votat e nevojshme dhe asesi kjo mënyrë nuk do ta ndalojë kalimin e marrëveshjes”, ka thënë ndër të tjera Deliu.

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kur deputetët po bëheshin gati për votim, disa deputetë të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës duke pamundësuar vazhdimin e punimeve,

-Advertisement-

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar largimin e deputetëve deri në pastrimin e sallës ndërsa ka paralajmëruar se votimi do të vazhdojë pas pak minutash. INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera