Ndihma për banorët e përmbytur në Shkodër
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 19 March 2018
Ministria e Mbrojtjes do të vijojë sot shpërndarjen e ndihmave për banorët e përmbytur si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë ditët e fundit qytetin verior të Shkodrës.
Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes, nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, mbi bazën e nevojave që ka kërkuar bashkia Shkodër dhe planifikimit të bërë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit është bërë kërkesë dhe do të ndahen sot nevojat për ushqime për komunitetin me rreth 500 pako ushqimore dhe rreth 30 çadra të shoqëruara me set prej 200 batanijesh, krevate, etj nga rezervat e shtetit, raporton ATSH.Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka qenë rreth 2520 ha, si më poshtë: Bashkia Vau-Dejës. Njësia Administrative Bushat: Ka pasur rreth 390 ha tokë të përmbytur.
Bashkia Shkodër. Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky paraqitet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje, të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to. Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytur.
Njësia Administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytur pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm. Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, kanë qenë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje.
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit në rreth 300 ml gjatësi. Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur rreth 1200 ha tokë të përmbytur (fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha), pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 cm.
Në fshatin Obot kalimi është bërë vetëm me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe me varka e gomone. Ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve. Bashkia Shkodër ka vazhduar me 2 mjete autobote furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Njësia Administrative Rrethina: Ka pasur rreth 60 ha tokë të përmbytur. Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur rreth 5 ha tokë të përmbytur. Konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.
Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...