Lajme

Ja kur do të ndërrohen të gjithë patentë shoferët në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 15 March 2018

Qytetarët që kanë patentë shoferi me vlefshmëri të pakufizuar do të detyrohen ti ndryshojnë patentat e tyre. Por nuk kanë nevojë të nguten, për tu pajisur me patentë shoferë më dizajn të ri, pasi mund ti përdorin të vjetrit deri në janarin e vitit 2033, shkruan Infokusi.com

Kështu thonë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

“ Patentë shoferët me dizajn të vjetër të lëshuar me vlefshmëri të pa kufizuar vlejnë deri më 31 janar 2033 (pa skaduar ky afat nuk kanë nevojë për ndërrim me patentë shofer të ri)”, thonë në MPB.

-Advertisement-

Të gjithë të tjerët duhet të ndryshohen varësisht nga afati i përdorimit që kanë.

“Patentë shoferët vlejnë deri në skadimin e afatit të vlefshmërisë 4.b dhe mund të përdoren pa problem në komunikacion nëse kanë afat vlefshmërie, me skadimin e afatit pala mund të aplikojë për vazhdimin e afatit të vlefshmërisë sipas procedurave të përcaktuara dhe do të pajisjet me p.sh. me dizajn të ri”, thuhet në përgjigjet e MPB-së dërguar Infokusit.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 15 ditë që kur ka filluar aplikimi për patentë shoferë më dizajn të ri, numri i atyre që tashmë kanë marrë atë është afër 3000.

“Deri më tani janë shtypur 2923 patentë shofer me dizajn të ri”, thuhet në përgjigjet e MPB-së.

Aktualisht ndërrimi i patentë shoferëve bëhet brenda 10 ditëve e kushton 15 euro por ky çmim mund të zbritet shumë shpejtë.

“Nga praktika në proces të rregullt brenda 10 ditëve është duke u bërë pajisja me patentë shoferë. Afati kohor legjislativ është i përcaktuar brenda 15 dite nga momenti i aplikimit nëse nuk ka ndonjë problem teknik. Pajisja për patentë shofer t është 15 euro për momentin, por është në shqyrtim zbritja e çmimit për aplikim”, thonë në MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), që nga 1 marsi i këtij viti ka filluar shpërndarjen e patentë shoferëve të ti të cilët mundësojnë saktësi më të madhe në procedurën e kontrollit të patentë-shoferit./ A.Ç/NFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera