Kosovarët nuk e prishin tymin e duhanit
Autori: Gazeta inFokus
18:16 | 15 March 2018
Ka më shumë se 3 vite që prej se ka hyrë në fuqi Ligji për Kontrollin e Duhanit, ndërsa në shumë qytete të Kosovës qytetarëve nuk ka kush ua prishë tymin e duhanit.
Përgjegjës për zbatimin e këtij ligji janë inspektorët qendror e komunal.
Koordinatori Nacional për Kontrollin e Duhanit, Faik Hoti ka thënë për Infokusin se vetëm në vitin 2017 janë realizuar 1 mijë e 48 inspektime, ku janë shqiptuar 17 gjoba për mosrespektim të këtij ligji në institucionet publike shëndetësore.
“MSh mbikëqyr sektorin e Shëndetësisë, përmes Inspektoratit Shëndetësor, dhe të dhënat nga ky Inspektorat tregojnë se gjatë vitit 2017 janë zhvilluar 1.048 inspektime dhe janë dhënë 17 vendime me gjobë për mos respektim të ligjit për kontroll të duhanit. Gjobat kanë qenë për institucionet publike shëndetësore të tri niveleve për menaxherë dhe institucion (500 dhe 3000 Euro), ku kanë mbizotëruar gjobat për kujdesin parësor shëndetësor”, ka thënë Hoti për Infokusin.
Ndërsa thotë se sipas të dhënave të Inspektoriatit Sanitar, në këtë sektor gjatë vitit të kaluar janë kryer 314 inspektime e janë dërguar 50 fletëparaqitje për shqiptim të dënimeve në Gjykatë.
Hoti thotë se fokusi i këtij ligji është mbrojtja e shëndetit të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit. Gjersa shtonë se për faktin që fokusi ka qenë te fëmijët dhe të rinjtë, edhe hulumtimet që kanë bërë rreth duhan-pirjes pasi që ky ligj ka hyrë në fuqi kanë qenë të fokusuara për të matur efektin te të rinjtë.
Bie konsumi i duhanit
Në bazë të hulumtimeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, mbështetur nga OSHB-ja dhe Qendra Ndërkombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, atëherë del se që prej vitit 2004, përqindja e konsumit të duhanit dhe duhan-pirjes passive është ulur thuajse përgjysmë.
“Konsumimi i duhanit prej 6.7% sa ishte në mesin e të rinjve të moshës 13-15 vjeçe më 2004, më 2016 ka rënë në 4.4%. Duhan-pirja pasive prej 84% sa ishte në mesin e kësaj kategorie në ambiente të mbyllura më 2004, ka rënë ë 43.8% më 2016”, thuhet në përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti për Infokusin.
Ndërsa, në bazë të këtij hulumtimi është rritur përkrahja në mesin e të rinjve për këtë ligj deri në 94 %.
Por, pavarësisht se është rritur përkrahja për këtë ligj, Hoti thotë se realiteti flet se si pasojë e shkeljeve ekstreme të këtij ligji nga subjekte të ndryshme, në veçanti në sektorin e gastronomisë, qytetarët po i ekspozohen pa të drejtë tymit të duhanit, edhe pse ligji ua jep të drejtën që të jenë të mbrojtur.
Për këtë thotë se kanë dërguar lëndë edhe në gjykata, ndërsa nga policia janë shqiptuar edhe më shumë se 250 dënime për raste individuale deri në 50 euro, vetëm në tre vjetët e fundit.
“ Inspektoratet kanë dërguar lëndë edhe në gjykata, madje për informacion, janë shqiptuar edhe gjoba individuale edhe nga Policia e Kosovës, e cila në tre vjetët e para të zbatimit të Ligjit u ka asistuar Inspektorateve në 160 raste dhe kanë shqiptuar vet 264 dënime indivuduale (vlera 50 euro, për persona fizikë)”, ka thënë zëdhënësi i MSH-së për Infokusin.
OBSH: Mbi 53 mijë fëmijë në Kosovë janë të ekspozuar ndaj duhanit
Sipas Hotit në autoritetet lokale po ka mungesë vullneti për të zbatuar një ligj që mbron qytetarët e tyre edhe nga pasojat shëndetësore, por edhe nga shpenzimet ekonomike për trajtimin e pasojave të duhanpirjes. Thotë se nuk po bëjnë sa duhet për ta zbatuar këtë ligj.
Ndryshe, me konsumimin e duhanit në Kosovë është marrë edhe Banka Botërore. Ky institucion në një raport të bërë publike kohë më parë ka thënë se qytetarët e Kosovës janë konsumet të mëdhenj të duhanit.
Sipas BB’së, nga kjo edhe buxheti i Kosovës është duke përfituar para të mëdha. Ky institucion ka treguar se vetëm brenda vitit 2012 ishin shpenzuar për konsumim të duhanit mbi 210 milionë euro.
“Ekzistojnë te dhënat për shpenzimet të ekonomisë familjare në duhan dhe alkool te nxjerr nga ABF ku shihen shpenzimet për duhan në shifrën e rreth 210 milion Euro. Marlboro Lights ka gjasa te jetë më e shtrenjta ne Kosovë, një paketim prej 20 cigareve shitet për mbi 2 euro”, ka thënë BB-ja në këtë raport.
Kurse, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte treguar se janë mbi 53 mijë fëmijëve në Kosovë të ekspozuar ndaj duhanit. OBSH-ja kishte thënë se rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan.(Arjeta Shabani)/Infokusi

T� tjera
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...































