Ekonomi

Ministria e Shëndetësisë i lë specializantët 4 muaj pa paga

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 14 March 2018

Ministria e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga ministri Uran Ismaili, nuk ua ka paguar pagat që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar specializantëve të mjekësisë, ndonëse edhe dy javë kanë mbetur deri në fund të muajit mars, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

Bëhet fjalë për vonesa rreth katërmujore në pagesa për specializantët e performancës, ndonëse të njëjtit kanë kontrata valide të nënshkruara me këtë dikaster qeveritar.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar e deri më tani nuk kanë marrë paga as specializantët e kategorisë C, të cilët e kishin marrë specializimin nga institucionet private shëndetësore dhe që janë futur në listë të pagave me vendim të ish-ministrit Imet Rrahmani, përderisa këtyre mjekëve që janë duke e vazhduar specializimin u kanë mbetur pa vazhduar kontratat nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan tutje “Zëri“.

-Advertisement-

“Pagën e fundit e kemi marrë në nëntor të vitit të kaluar dhe prej atëherë Ministria e Shëndetësisë nuk na ka paguar, ndonëse ministri Uran Ismaili në fillim të mandatit të tij kishte premtuar paga të rregullta për specializantët, duke e argumentuar këtë edhe me rritjen e buxhetit për shëndetësinë në rreth 200 milionë euro”, thotë për “Zërin” njëri nga specializantët.

Llabjani: Mbi 250 specializantë punojnë pa paga

Edhe specializantët voluntarë të viteve 2016/2017 tashmë një kohë po punojnë pa pagesa, ndonëse u ishte premtuar se që nga 1 janari i këtij viti asnjëri prej tyre nuk do të mbetet pa pagë.

Specializanti Flamur Llabjani ka deklaruar për gazetën “Zëri” se mbi 250 specializantë punojnë pa paga, ndonëse një pagesë për punën që ata bëjnë u është premtuar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ai ka treguar se buxheti i Ministrisë është rritur, por që në këtë buxhet nuk janë futur specializantët.

“Mbi 250 specializantë janë pa pagesë. Kemi pasur premtim prej Kadri Veselit, i cili ka thënë që asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagesë nga 1 janari i vitit 2018. Në këtë drejtim nuk është bërë asgjë konkrete. Ndërsa një pikë shumë e fortë është edhe rritja e buxhetit të shëndetësisë për vitin 2018, që për herë të parë është bërë mbi 200 milionë euro.Brenda saj është paraparë të futemi edhe ne si specializantë voluntarë të viteve 2016/2017, që kontratat i kemi me pagesë zero”, ka thënë ai

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy