Nepotizmi dhe klientelizmi, format më të shpeshta të korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 13 March 2018
Për bizneset varfëria, shëndetësia e infrastruktura nuk shihen si probleme të mëdha, në bazë të vlerësimit që kanë dhënë. Më shqetësuese për ta po del të jenë sistemi gjyqësor jo efikas, korrupsioni, sistemi arsimor i pazhvilluar e papunësia.
Më shumë se 70 për qind e të anketuarve e kanë vlerësuar korrupsionin, si problem shumë serioz.
E faktorët kryesorë që mundësojnë korrupsion në vend, po del të jenë sundimi i dobët i ligjit dhe mungesa e vullnetit politik për të luftuar këtë dukuri, shkruan Infokusi.com.
“Në mesin e faktorëve të tjerë që motivojnë ata që synojnë përfitime ilegale të përfshihen në korrupsion, bizneset e anketuara përmendin : Pagat e vogla dhe varfërinë (31.91% e të anketuarve); Infrastruktura e pakompletuar ligjore (27.79%); dhe Pasiguria politike (14.89%).
Kështu thuhet në “Studimin e Perceptimit të Korrupsionit”, që ka publikuar të martën Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Në bazë të këtij studimi, forma më e shpeshtë e korrupsionit është neputizmi dhe klinetelizmi, keqpërdorimi i parasë publike, mosdeklarimi i konfliktit të interesit, mitodhënia e zhvatja, shkruan Infokusi.com.
E arsyet që i shtyjnë vetë bizneset që të përfshihen në aktivitete të kundërligjshme korruptive, është dëshira për të pasur trajtim favorizues në ndonjë procedurë të hapur konkurruese dhe dëshira për përshpejtimin e ndonjë procedure burokratike.
“Rreth 45 % e bizneseve besojnë se arsye tjetër e rëndësishme është nevoja për të pasur qasje në një shërbim tjetër të caktuar, pasuar nga rreth 44 % e tyre që mendojnë se korrupsioni përdoret si mjet për shmangjen e ndonjë gjobe”, thekson më tej raporti.
Sipas këtij studimi, Gjykatat, Prokuroria dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, po del të jenë institucionet, ku niveli i lartë i korrupsionit është shumë i pranishëm.
Numri i qytetarëve që besojnë se në këto institucione nuk ka korrupsion, nuk e kalon as 3 për qindëshin.
Por, për dallim nga institucionet e drejtësisë ku vlerësohet se korrupsioni është në nivel të lartë, ka edhe institucione ku të anketuarit besojnë që nuk ka korrupsion fare.
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, Administrata Tatimore e Kosovës, Dogana, Kuvendi i Kosovës dhe Zyra e Presidentit, janë disa prej këtyre institucioneve.
“Sa i përket institucioneve ku bizneset besojnë se korrupisoni nuk është aspak i pranishëm, ato renditen si në vijim: Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve (30 %), Dogana e Kosovës (30%), Kuvendi i Kosovës (10 %), Zyra e Presidentit (10%), dhe Administrata Tatimore e Kosovës (7 %)”, thuhet më tej në këtë raport.
Ndryshe, luftimi i korrupsionit është një nga kushtet e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave./Infokusi

T� tjera
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...


































