Trepça mbetet pa drejtor
Autori: Gazeta inFokus
13:46 | 12 March 2018
Në krye të ndërmarrjes “Trepça”, më nuk do të jetë Ahmet Tmava. Kjo pasi që të hënë ai dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Mos funksionalizimi i Ligjit për Trepçën e ndërhyrja e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukës në punën e ndërmarrjes “Trepqa”, po del të jenë arsyet që e dërguan Tmavën drejt dorëheqjes.
Së paku kështu ka deklaruar vet Tmava për Infokusin.
Ish- Drejtori i “Trepqës”, Ahmet Tmava ka thënë për Infokusin se janë bërë katër vite prej se është në këtë pozitë dhe se edhe ashtu i ka ardh fundi i mandatit, por se arsyeja kryesore është mosfunksionalizimi i Ligjit për Trepçën.
“Ligji i Trepçës nuk është funksionalizu qe 17 muaj. Për kaq kohë nuk ka një bord”, ka thënë Tmava.
Por, kjo nuk është e vetmja arsye e dorëheqjes së tij. Thotë se në punën e tij ka pasur ndërhyrje edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomi, Valdrin Lluka.
“Ministria është dashtë me i kry obligimet e veta në këtë rast, me kriju Bordin dhe me regjistru ndërmarrjen. Mua më është privu e drejta e përfaqësimit dhe e drejta për ta kryer detyrën time sipas përgjegjësive që kam pasur. Me raportet e krijuara më është pamundësuar vazhdimi dhe kështu më nuk jam menaxher i Trepçës”, ka thënë më tutje Tmava.
Ndryshe, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka të hënën ka bërë të ditur se bordi i “Trepçës” do të jetë funksional në fillim të muajit prill.
“Me 25 mars janë intervistat finale dhe pastaj prej intervistave dhe kalimin në qeveri un nuk e besoj që merr kohë më shumë se një javë përderisa zgjidhet bordi, sepse me të vërtet kemi interesim jashtëzakonisht të madh që ta finalizojmë këtë bord”.
“…bordi ka mbetur pa drejtor funksional dhe bordi ka mbetur pa një proces zhvillimor dhe ka interesim të madh nga investitorë të huaj që të investojnë në Trepçë, prandaj çdo ditë e humbur është humbje kohe”, ka thënë Lluka./Infokusi

T� tjera
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
































