Ekspertët: Provimi shtetëror për studentët, i jashtëligjshëm
Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 11 Mars 2018
Mundësia e një provimi shtetëror, që planifikohet për studentët pas përfundimit të provimeve të një programi të caktuar, nuk parashihet në legjislacionin në fuqi, thonë ekspertët e arsimit.
Ndërsa, kohë më parë, Ministri i Arsimit Shyqiri Byryqi, ka thënë se në vazhdën e reformave që ka ndërmarrë Ministria, planifikohet që në bashkëpunim me ekspertët të shqyrtohet mundësia për një provimi shtetëror, të cilit do t’i nënshtrohen të gjithë studentët që studiojnë në institucione publike dhe private.
Pas deklaratave të Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për idenë e një provimi shtetëror pas përfundimit të studimeve, ekspertët thonë se kjo nuk është e paraparë me Ligj.
Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se edhe po të ndryshojë Ligji, do të jetë shumë e vështirë të zbatohet një gjë e tillë, pasi në Kosovë janë rreth 350 programe të ndryshme studimore.
“Nuk e di se si do të mundej Ministria të organizojë 350 teste ë ndryshme për studentë çdo vit. Kosova nuk ka kapacitete të tilla, sepse ekspertiza e mangët akademike që e kemi, e tëra është nëpër këto institucione të arsimit të lartë. Ne nuk kemi ndonjë ekspertizë tjetër akademike në vend e cila do të ishte në nivel të shtetit që do të mund të testonte kolegjet.
Prandaj, mendoj se duhet të punohet në kuadër të legjislacionit ekzistues që me procesin e akreditimit, një institucioni i jepet e drejta për të lëshuar diploma, e jo të bëhen gjëra të tilla që nuk janë të realizueshme.”
Anëtarja e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Teuta Haxhiu, tha për Radio Kosovën, se për këtë çështje ende nuk ka diçka konkrete, duke shprehur dilemën e saj se kush do t’i vlerësojë studentët. Ajo theksoi se Ligji për Arsimin e Lartë nuk është respektuar asnjëherë.
“Për mua dilemë ka qenë kjo dhe është në vazhdimësi, ngase Ligji për arsimin e lartë dhe vendimet që janë marrë nga ish-ministri i arsimit Bajrami, ka vënë në konfuzitet shumë kandidatë që kanë përfunduar studimet në kolegjet private dhe universitetet publike. Për shkak se janë barazuar dhe në fakt Ligji nuk i barazon. Mosrespektimi i ligjeve nga institucionet është shqetësim shumë i madh.”
Edhe pse në Ministrinë e Arsimit nuk pranuan që të flasin për këtë ide të Ministrit, kohë më parë Ministri ka thënë se “pas përfundimit të provimeve të një programi të caktuar, për të marrë një diplomë, studentët duhet t’i nënshtrohen provimit shtetëror.” Ai ka theksuar se kjo do të diskutohet me ekspertët përkatës. Gjithashtu, ka shprehur nevojën e ndryshimit të Ligjit që kërkon provimin shtetëror për profesionet e rregulluara, duke futur këtu të gjitha profesionet.
Ky ligj nuk ka filluar të zbatohet ende edhe pse është miratuar. Anëtarja e Komisionit për Arsim, Teuta Haxhiu, tha se ky ligj nuk ka gjetur zbatim për shkak të implikimeve buxhetore.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...

































