Lajme

Mbahet vrapimi “Gjilani 2018”

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 11 March 2018

Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, në kuadër të shënimit të pranverës studentore të vitit 1981, sot organizon vrapimin e qytetit “Gjilani 2018”.

Vrapimi i qytetit “Gjilani 2018”, është një manifestim ndërkombëtar në atletikë dhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar atletë dhe grupe të shumta, nga qytete të ndryshme të Kosovës edhe nga shtetet e rajonit e më gjerë.

Kjo ngjarje ka mbështetjen edhe nga ekipet emergjente të Policisë së Kosovës dhe të shëndetësisë, të cilat do të asistojnë në ruajtjen e rendit dhe të shëndetit të garuesve gjatë gjithë stazës së vrapimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera