Fjalori i burrave politikanë në Kosovë ndaj grave (Video)
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 08 March 2018
Në Kuvendin e Kosovës sot po mbahet seancë e jashtëzakonshme për dhunën në familje kur njëherit është edhe Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi.
Para se të fillonte seanca, deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë fotografuar me bluza me moton ‘Ti je lulediell’, shkruan Periskopi.
Por, cili ka qenë diskursi i burrave deputetë nga Kuvendi i Kosovës përgjatë viteve, por edhe jashtë tij?
Gjatë një interpelance të mëhershme lidhur me gjuajtjen me armë të një ministri të Qeverisë, deputetët kishin përdorur një diskurs tërësisht patrirakal, duke arsyetuar gjuajtjen me armë si formë gëzimi ‘kur lind ndonjë djalë’.
‘Të gjithë kemi gjujtë najherë me allti kur na lindë naj djalë mas 5 çikave’ pati thënë Memli Krasniqi i PDK’së.
Periskopi ju sjell top deklaratat kur burrat politikanë në Kosovë përdorën fjalët më fyese ndaj grave, qofshin ato politikane ose aktiviste politike.
Haradinaj – Kusari Lilës: Unë nuk di me vallëzu para Gadafit
Rasti më i freskët është ai mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe deputetes Mimoza Kusari Lila.
Derisa në një seancë të Kuvendit po diskutohej për resorin ekonomik, Kusari Lila pati akuzuar kryeministrin se nën udhëheqjen e tij po i dëmton marrëdhëniet e mira që Kosova i ka me shtetet fqinje, e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj është kthyer prapa në histori, në një takim që zëvendësi i tij në qeveri, Behgjet Pacolli, vite më parë kishte organizuar një vizitë në Libi, te presidenti i asaj kohe, Muammar Gaddafi. Atje ishte organizuar ndej për disa ditë me radhë, e pjesë e delegacionit kishte qenë edhe Mimoza Kusari Lila, atëkohë nënkryetare e AKR-së, partisë së Pacollit.
“Unë nuk di të vallëzojë para Gaddafit”, i ka thënë si kundërpërgjigje Haradinaj, ndaj akuzës së Kusari Lilës për kritikën e saj.
Kadri Veseli: Në Kosovë gratë mund të bëjnë gjithçka dhe ‘Ma hanksh… ‘
Para një viti, kryeparlamentari dhe kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, kishte realizuar një klip në vazhdën e ‘Turit të tij të dëgjimit’, ku më 8 mars takon disa nga gratë e suksesshme në Kosovë.
“Në Kosovë, gratë kanë potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të bëjnë gjithçka. Sot do të takoj disa prej tyre…”
Veseli, në diskursin e tij gjatë fushatës elektorale, vazhdimisht përsëriste një fjali: “sa më shumë gra në vendimmmarrje’.
Mirëpo, para se të mbaheshin zgjedhjet e fundit, në kohën kur kishte përplasje të mëdha pozitë e opozitë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, Veseli kishte fyer rëndë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Ai i ishte drejtuar Haxhiut me fjalinë ‘Ma hanksh..”
Isa Mustafa: Gra që kullosin…
Gjatë kohës sa ishte kryeministër, Isa Mustafa mbahet mend për dy veprime banale ndaj grave.
Në përvjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së LDK’së, i cili është pikërisht më 8 mars, derisa po fliste Mustafa në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të LDK’së, një aktivisteje të LDK’së, i ishte ndërprerë fjala.
“Një veprimtares vjeare nuk i jepet fjala atëherë cka po dojnë, po i marrin prej rrugëve dhe po i sistemojnë dhe unë nuk kam të drejtë me thanë mendimin tem ose me ba një pyetje”, kishte thënë Naxhije Bajrakari, aktiviste disavjeçare e LDK’së.
Mustafa, mbahet mend edhe për fjalinë e tij ‘për gratë që kullosin fonde’.
“Amerika nuk e lëshon (Kosovën), sepse pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës e duan Amerikën. Ata që ‘frikësohem’ se mos po e lëshojnë Kosovën pasi i ka lëshuar mendja, janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”, kishte shkruar Mustafa.
Pas këtij postimi, kishte pasur një lumë reagimesh nga shoqëria civile, ku më pas, Mustafa kishte ndërhyrë në status, duke fshirë pjesën e ‘grave që kullosin’.
Thaçi me gruan në pazar
Në kohën sa ishte kryeministër, presidenti i tanishëm Hashim Thaçi shquhet për fotografitë e tij me gruan në pazar.
Mediat patën raportuar se ‘Thaçi kishte kohë që nuk ishte parë me gruan’.
Por ai kishte zgjedhur që me gruan të shfaqej pikërisht në pazar dhe të jepte mesazhin se ‘darka dhe dreka në shtëpi janë të mirëseardhura’.
“Tregu i lagjes sonë ka mjaft produkte të freskëta vendore. Zoti e bekoftë këtë tokë tonën. Për shkak të obligimeve, nuk më bjen shpesh të dal me Lumen, por ka ditë kur thjesht kam dëshirë të ndaj kohë bashkëshortes dhe shtëpisë. Drekat dhe darkat në shtëpi janë më se të mirëseardhura. Pas tregut koha është për kafen e mëngjezit” kishte shkruar Thaçi në Facebook.
Sabri Hamiti: Oj zojë mos klith
Në kohën kur ishte nënkryetar i Kuvendit dhe ish-deputet i LDK’së, Sabri Hamiti njihet për fjalinë e tij drejtuar Albulena Haxhiut : ‘Oj zojë mos klith’.
“Oj zojë mos bërtit, mos klith” i ka thënë Hamiti deputetes Haxhiu.
Sami Kurteshi Dhurata Hoxhës: Lopa ‘transparente’
Vazhdës së fjalorit fyes ndaj grave, i është bashkuar edhe deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi, dikur edhe Avokat i Popullit.
Ai e kishte quajtur Dhurata Hoxhën, atëkohë minister e Drejtësisë ‘lopë’.
“Sonte ne Rubikon është duke folur lopa “transparente” quajtur ministre ne Kosovë, e cila është pjesë e klikës vrastare të kësaj qeverie fashiste vrastare!”, kishte shkruar ai
Të tjera
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...