Lajme

Zëvendësministrat kërkojnë frigoriferë e televizorë

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 08 March 2018

U kritikua shumë numri i madh të zëvendësministrave në Kosovë por nuk janë vetëm pagat e tyre që e rendojnë buxhetin e vendit. Ata kanë edhe kërkesa të tjera, shkruan Infokusi.com

Së fundi zëvendësministrat në ministrinë e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë kërkuar edhe frigoriferë dhe televizorë.

E kjo kërkesë e tyre pritet tu plotësohet shumë shpejtë pasi tashmë është bërë nënshkrimi i kontratës me kompaninë fituese për këtë tenderë

-Advertisement-

Sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kjo ministri ka vendosur që për këtë tender të shpenzojë rreth një mijë euro ose saktësisht 999.00 € nga buxheti i Kosovës.

Tri kompani kanë aplikuar në këtë tender ndërsa fituese ka dalë kompania ‘Pashktriku’ nga Prishtina. E vlera e përgjithshme e kontratës  është 990.00 euro./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera