Në Kosovë grave nuk u ndahet dajaku
Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 08 Mars 2018
Lulet dhe dhuratat tjera nuk mungojnë për gratë gjatë ditës ndërkombëtare të Gruas.
Por një numër i madh i tyre nuk është se kalojnë lehtë gjatë 365 ditëve të vitit.
Kjo pasi dukuria e dhunës në familjet kosovare vazhdon të mbetët shqetësuese, e viktima të kësaj dhunës janë kryesisht gratë.
Vetëm gjatë muajve janar-shkurt të këtij viti sipas të dhënëve të Policisë së Kosovës janë raportuar 175 raste të dhunës në familje ndërsa në 143 raste viktima kanë qenë gratë. E në vetëm dy muaj një grua është vrarë në Kosovë.
Ndërsa gjatë vitit 2017 janë raportuar 1269 raste të dhunës në familje e në 958 raste viktima kanë qenë gratë. Gjatë vitit 2017 janë vrarë dy gra, shkruan Infokus.
Në vitin 2016 u shënuar numri më i madh i raportimit të dhunës në familje me gjithsej 2016 raste. E gratë ishin viktima të kësaj dhune në 987 raste.
Në vitin 2015 janë raportuar 2015 raste të dhunës në familje e viktima gra janë 869, në 2014 janë raportuar 1179 raste e viktima femra janë 930, në vitin 2013 janë raportuar 1087 raste e viktima femra janë 869, në vitin 2012 janë raportuar 1026 raste e viktima femra janë 826, në vitin 2011 janë raportuar 1046 raste e viktima femra janë 804.
Hiq më mirë nuk janë statistikat as në vitin 2010 ku janë raportuar 944 raste, e viktima femra janë 944, në vitin 2009 janë raportuar 1080 raste e viktima femra janë 915, në vitin 2008 janë raportuar 1034 raste, viktima femra janë 836, në vitin 2007 janë raportuar 1077 raste, viktima femra janë 874 ndërsa në vitin 2006 janë raportuar 1371 raste e viktima femra janë 1104.
Sipas Policisë së Kosovës grave që përjetojnë dhunë në familje i ofrohet strehim dhe rehabilitim në Qendra për punë Sociale.
’Rastet e dhunës në familje nga ana e policisë trajtohen më prioritet, pas ofrimeve shëndetësore, nga ana policisë ofrohet siguria e viktimës, njoftohen Qendra për punë Sociale e cila kujdeset për trajtimin e mëtutjeshëm te viktimave (strehimin dhe rehabilitimin ), Mbrojtësit e viktimave për ta përkrahur viktimën gjatë proceseve gjyqësore ‘, thuhet në përgjigjen e PK./INFOKUSI

T� tjera
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
































