Ekonomi

Komuna e Mamushës shpenzon afër 1 mijë euro në lule për 8 mars

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 06 March 2018

Në komunën e Mamushës, duket se festave u kushtohet goxha rëndësi, sidomos kur janë në pyetje festat e gjinisë së “butë”.

Kanë mbetur edhe dy ditë nga 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e në këtë komunë veçse i kanë bërë gati lulet. Madje, për to del të kenë shpenzuar goxha para.

Vetëm në lule për këtë ditë, komuna ka shpenzuar afro 1 mijë euro, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Komuna e Mamushës, në krye me Abdylhadi Krasniqin ka shpallur tender në vlerë prej 950 euro për furnizim me lule për 8 mars.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar vet Komuna në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender kanë aplikuar katër kompani, e nga këto fituese e tenderit është shpallur N.T.P “Las Pallmas”.

Kontrata është nënshkruar më 6 mars të këtij viti, e kohëzgjatja e saj është deri më 8 mars./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy