Lajme

Lista Serbe e pavendosur për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 06 March 2018

Refuzimi i Listës Srpska për ta votuar Demarkacionin ka bllokuar votimin e Demarkacionit. Edhe me votat e LDK’së, koalicioni qeverisës nuk ka arritur të grumbullojë 80 vota, ndërsa flitet për negociata konstante me Listën Srpska në këmbim të votave të tyre. Shefi i Grupit Parlamentar të serbëve, Igor Simiq thotë se akoma nuk janë bindur ta japin votën.

Megjithë përpjekjen e shefit të qeverisë, Ramush Haradinaj që të bindet Lista Srpska për ta votuar, këta të fundit ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.

Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq ka thënë për “Indeksonline” se subjekti i tyre ende është në konsultime. “Ende s’ka asgjë të re”, ka thënë shkurt ai.

-Advertisement-

Ndërsa i pyetur për takimin që zhvilloi para disa ditësh me krerët e institucioneve, Simiq nuk dëshiroi të flas rreth kësaj çështje.

Koalicioni qeverisë së bashku me deputetët e komuniteteve jo serbe dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë arritur t’i mbledhin 78 vota për ta votuar demarkacionin.

Mirëpo, as kaq vota nuk mjaftojnë që i njëjti të ratifikohet në Kuvendin e Republikës. Kjo pasi për ratifkimin e Demarkacionit me Malin e Zi kërkohet vota e 2/3 të deputetëve të Kosovës.

Kushtetuta e vendit për marrëveshjet për territorin, paqen, aleancat, marrëveshjet ndërkombëtare kërkohet 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera