OEK: Sektori privat shpenzoi 580 milionë euro në blerjen e gjeneratorëve
Autori: Gazeta inFokus
10:37 | 06 March 2018
Të bërit biznes në Kosovën e pas luftës ka qenë mjaft sfiduese për fat të keq shumë sfida janë duke e përcjellë edhe sot.
Bazuar në hulumtimet e bëra ndër vite nga ana e Odës Ekonomike të Kosovës në 10 top barrierat e të bërit biznes ka qenë energjia elektrike dhe furnizimi me energji elektrike. Përveç kostos së lart të këtyre tarifave, mos ndarjes së çmimit për amvisni dhe industri, mos ndarjes së çmimit të energjisë elektrike në atë sezonal, mos implementimi i tarifës ditë-natë, problemi i maksigrafit dhe ndërprerjet e shpeshta që e kanë dëmtuar sektorin privat në Kosovë e në veçanti atë prodhues si në kualitet po ashtu edhe në kuantitet, kanë detyruar sektorin privat për kërkim të alternativave për furnizim me energji elektrike.
E tëra kjo e ka një kosto shumë të lartë për bizneset vendore e në veçanti për sektorin prodhues ku e pamundëson të jemi konkurrent me vendet e rajonit dhe më gjerë kur në start prodhimi vendor është 13% më i shtrenjtë se ai që vjen nga konkurrenca, shkruan Infokusi.
Bazuar në informacionet e ATK-së në Kosovë janë aktive afër 80,000 ndërmarrje dhe në qoftë se kostoja e një gjeneratori për prodhim të energjisë elektrike është prej 300 – 30,000 € dhe pothuajse të gjitha këto kompani posedojnë një gjenerator të tillë. Si nevojë urgjente kalkulimet trgojnë se sektori privat në Kosovë gjatë këtyre viteve ka shpenzuar më tepër se 580 milion euro për blerje duke mos kalkuluar shpenzimet e derivateve të naftës.
Sikur institucionet vendore të kishin bërë më tepër në zgjidhjen e këtij problemi dhe këto mjete të dedikuara dhe shpenzuara për blerjen e gjeneratorëve të ishin investuar në punësim, standardizim, çertifikim, licencim, menaxhim të kualitetit dhe në brendim të produkteve dhe shërbimeve “Made in Kosova” me siguri realiteti ekonomik dhe social në Kosovë do të ishte shumë më i favorshëm.
Paradoksi qëndron në faktin se këto dukuri negative sa i përket furnizimit me energji elektrike janë duke e përcjellë Kosovën edhe 18 vite pas luftës dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë.
Me skepticizëm pranojmë faktin se kjo është pasojë e mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe individuale në Kosovë sidomos mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit dhe këtë mungesë po e paguan qytetari i Kosovës.
Sot penalizohet dhe gjobitet ai që nuk e paguan rrymën elektrike që e mbështesin, por nuk penalizohet dhe gjobitet ai që e dëmton në masë të madhe qytetarin e Kosovës, komunitetin e biznesit e në veçanti sektorin prodhues në Kosovë./Infokusi

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































