Ekonomi

Kina e rrit buxhetin ushtarak prej 175 miliardë dollarësh

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 05 March 2018

Edhe Kina duket se nuk do të ngelet mbrapa në idenë e armatosjes dhe modernizimit të ushtrisë së saj. Këtë vit ky shtet ka parashikuar rritje të buxhetit për forcat e armatosura. Është njoftuar një buxhet ushtarak prej 175 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm.

Buxheti me një rritje prej 8% nga viti i kaluar, u njoftua nga kryeministri Li Keqiang, ndërsa takimi vjetor i parlamentit filloi në Pekin. Ai gjithashtu caktoi një objektiv të rritjes prej 6.5% për ekonominë.

Kongresi Kombëtar i Popullit (NPC) pritet, gjithashtu, të heqë kufirin dyvjeçar presidencial, duke i mundësuar Xi Jinping të mbetet në detyrë për një kohë të pacaktuar.

-Advertisement-

Masa, e cila pritej prej kohësh ka qenë e diskutueshme edhe në Kinë, çon në çimentimin e statusit të Z. Xi si udhëheqësi më i fuqishëm që nga kryetari Mao Zedong.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy