Deficiti tregtar vazhdon të jetë i lartë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
23:55 | 04 March 2018
Kosova po vazhdon ta ruajë traditën e saj ndër vite në tregtinë e jashtme. Ajo importon më shumë mallra, por eksporton pak, duke thelluar kështu edhe më shumë deficitin tregtar.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thonë se edhe vitin 2018 Kosova nuk e filloi me këmbë të mbarë.
Në muajin janar u shënua një deficit tregtar më i lartë për 36.0 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, gjegjësisht në vlerë prej 170.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 125.4 milionë Eurosh në vitin 2017.
Eksporti mbulon importin me 12.6 për qind.
Eksporti i mallrave në muajin janar 2018 kishte vlerën 24.5 milionë euro, ndërsa importi 195.0 milionë euro, që është një rritje prej 14.3% për eksport dhe një rritje prej 32.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Rreth gjysmën e eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe metalet e tyre.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 43.4% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.4%) e përbëjnë produktet minerale; 9.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.5% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 4.3% e përbëjnë produktet bimore; 4.0% e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij, etj”, thuhet në komunikatë.
Në anën tjetër Kosova importon produkte të llojllojshme, duke blerë më së shumti produkte minerale, metale bazë dhe artikuj prej tyre, makineri dhe pajisje, por edhe produkte ushqimore.
“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 19.5% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.8% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.5% e përbëjnë produktet bimore; 5.4% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj”, bën të ditur komunikata.
Shkëmbimi tregtar i Kosovës me vendet e BE-së
Eksportet u rritën për 15.5 për qind me partner kryesor Gjermaninë.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6.3 milionë euro, ose rreth 25.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.1%), Holanda (4.4%), Bullgaria (2.8%) dhe Italia (2.6%)”,tregon komunikatë.
Në anën tjetër, sipas ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 83.0 milionë euro ose 42.5 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 30.1 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania 9.9 për qind, Italia 5.3 për qind, Rumania 4.9 për qind, Greqia 3.2 për qind etj.
Tregtia e jashtme e Kosovës në raport me vendet e CEFTA-s
Në të dhënat e ASK –së thuhet se në muajin janar 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 9.7 milionë euro, ose 39.6 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 38.8 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria 13.7 për qind, Maqedonia 10.2 për qind, Mali i Zi (6.4%) dhe Serbia (5.7%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin janar 2018 arritën në 53.4 milionë euro, ose 27.4 të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 44.0 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia 15.9 për qind, Shqipëria 4.8 për qind, Maqedonia 4.0 për qind dhe B&H 2.4 për qind.
Shkëmbimi tregtar i Kosovës me vendet tjera në botë
Eksportet me vendet tjera të botës ishin 8.4 milionë euro me cak kryesor Indinë.
“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8.4 milionë euro, ose 34.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (22.3%) dhe Zvicra (6.0%)“, njofton komunikata.
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 58.5 milionë euro, ose 30.0 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 9.8 për qind dhe Turqia 8.3 për qind. /kallxo.com

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...



































