Sigurohen 1.2 milion euro për Zonën e Lirë Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë
Autori: Gazeta inFokus
09:06 | 01 March 2018
Në një debat publik me banorët e Lumadhit dhe të dy fshatrave të zonës, Stanovc i Epërm dhe Stanovc i Poshtëm, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka premtuar se me funksionalizimin e Zonës së Lirë Ekonomike në Lumadh do të punësohen 1 mijë të rinj vushtrrias, ndërsa përparësi në punësim do të kenë banorët e këtyre fshatrave, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Kanë vazhduar përgatitjet për fillimin e realizimit të projektit të Zonës së Lirë Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë.
Në një sipërfaqe prej 14 hektarësh, që gjendët buzë rrugës rajonale Vushtrri – Prishtinë, do të vendoset një numër i bizneseve vushtrriase, por edhe nga rajonet e tjera të vendit, pasi që hapësira krijon kushte ideale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive të bizneseve.
Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili ka konkretizuar idenë e tij menjëherë pasi ka marrë qeverisjen me Komunën e Vushtrrisë, ka mbajtur një debat publik me banorët Lumadhit, si dhe me banorët e dy fshatrave të zonës, Stanovcit të Poshtëm dhe Stanovcit të Epërm, shkruan tutje “Zëri“.
Tahiri atyre ua ka prezantuar projektin, ndërsa përfaqësues të bizneseve vushtrriase, por edhe përfaqësues të fshatrave Lumadh, Stanovc i Epërm dhe Stanofc i Poshtëm, janë pajtuar për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike në fshatin Lumadh të Vushtrrisë.
Në prezantimin e këtij projekti, ku kryesisht kanë marrë pjesë përfaqësues të bizneseve, por edhe të fshatrave përreth zonës ku do të ndërtohet Zona e Lirë Ekonomike, kryetari i komunës Xhafer Tahiri ka folur për investimet që do të bëhen aty.
“Në Zonën e Lirë Ekonomike në Lumadh, që përfshin një hapësirë prej 14 hektarëve, synojmë t’i punësojmë 1000 persona”, ka thënë Tahiri.
Kryetari Tahiri ka bërë të ditur se tashmë nga buxheti i shtetit janë siguruar 1.2 milion euro për investime në periudhën 3-vjeçare në Zonën e Lirë Ekonomike në Lumadh…

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...































