Ekonomi

Londra kërkon të ndryshojë kushtet e qëndrimit të qytetarëve evropianë pas Brexit-it

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 28 February 2018

Britania e Madhe paraqiti sot masa të reja për shtetasit europianë, të cilët do të vendosen në territorin e saj gjatë një periudhe tranzicioni post-Brexit, duke mos u garantuar më të gjitha të drejtat, që gëzojnë aktualisht.

Qytetarët europianë do të zotërojnë të drejtën për të jetuar, studiuar dhe punuar në Britaninë e Madhe gjatë një periudhe trazicioni gati 21-mujore, menjëherë pas largimit të vendit nga Bashkimi Europian në fund të marsit 2019.

Ashtu si rasti i qytetarëve që kanë ardhur përpara Brexit në Britaninë e Madhe, këta persona dhe të afërmit e tyre mund të sigurojnë një leje qëndrimi të përhershme, pasi të kenë jetuar aty për pesë vjet pa ndërprerje.

-Advertisement-

Por ndryshe nga situata aktuale, shtetasit europiane që dëshirojnë të qëndrojnë më shumë se tre muaj do të duhet të regjistrohen pranë autoriteteve përkatëse, përcjell Atsh.

Edhe anëtarët e familjeve të tyre që duan të bashkohen pas tranzicionit nuk do të përfitojnë nga një status i veçantë. Ata do t’i nënshtrohen rregullave normale në Britaninë e Madhe për emigracionin, veçanërisht në kushtet e të ardhurave.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy