Ekonomi

BERZH investon 15 milionë euro në Parkun e Biznesit në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 28 February 2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët. Lladrovci ka theksuar se BERZh-I, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro.

Ai ka shtuar se ky është lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ky është statusi i plotë:

-Advertisement-

Lajm i mirë nga Londra, BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro. Lajm i mirë për bizneset dhe krijimin e vende të reja të punës.
Urime e gëzuar qytetarë të Drenasit.

Besojmë se projekti për Liqenin akumulues në Vërboc si dhe rregullimi i ujërave të zeza, do të zënë së shpejti vend në projektet e financimit nga donatorët si dhe projektet tjera zhvillimore.

Drenasi ka të ardhme të mirë për qytetarët e vet.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy