Lajme

Drejtori i Policisë merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Washington DC

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 28 February 2018

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni së bashku me një delegacion nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme po merr pjesë në Konferencën “Mobilizing Law Enforcement Efforts to Defeat ISIS”, që po mbahet në Washinton DC me 27 dhe 28 Shkurt 2018, e organizuar nga: State Department-i, Koalicioni Global Kunder ISIS-it, INTERPOLI dhe Instituti Ndërkombëtar për Drejtesi dhe Zbatim të Ligjit.

Në fjalën e rastit para delegacioneve të shteteve anëtare të Koalicioni Global, drejtori Maxhuni paraqiti përpjekjet dhe sukseset e deritashme të institucioneve të Republikës së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Në këtë rast u potencua se Republika e Kosovës mbetet lider në rajon në trajtimin e këtij fenomeni dhe se është një partner i çmueshëm i Koalicionit Global.

Drejtori Maxhuni potencoi edhe rëndësinë që ka pranimi i Policisë së Kosovës në INTERPOL, jo vetëm për Policinë e Kosovës por edhe për të gjitha shtetet anëtare, dhe se u potencua edhe qëndrimi i shumë delegacioneve të shteteve anëtare të Koalicionit se pranimi i Kosovës në INTERPOL do të ishte një vlerë e shtuar për vetë organizatën si dhe shtetet anëtare./INFOKUSI

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera