Sllovaki, 1 milion euro për informacione mbi vrasjen e gazetarit
Autori: Gazeta inFokus
09:58 | 28 Shkurt 2018
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ofroi një shpërblim prej 1 milion eurosh për këdo që ka informacione për vrasjen e një gazetari investigativ në vend.
Gazetari 27-vjeçar Jan Kuciak dhe partnerja e tij Kusnirova u ekzekutuan në shtëpinë e tyre të dielën me një nga plumb në kokë. Mediat raportojnë se Kuciak do të publikonte një hetim që lidhte mafian italiane me korrupsionin në nivele të larta politike. Gjatë konferencës për shtyp, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe shefi i policisë, kryeministri Fico, duke qëndruar pranë grumbullit me kartëmonedha, tha se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet për të nxjerrë fajtorët para drejtësisë.
Media vendase raportojnë se në shënjestër të gazetarit Kuciak ishin edhe zyrtarë të kabinetit të kryeministrit, por ky i fundit tha se nuk duhet fajësuar askush pa prova, sidomos pasi opozita fajësoi drejtpërdrejtë partinë qeverisëse SMER për vrasjet. Ndërkohë, shefi i policisë sllovake Tibor Gaspar tha se ka shumë mundësi që vrasja të ketë lidhje me hetimet që gazetari po kryente.
Sipas mediave, Kuciak po hetonte devijimin e fondeve të BE-së në pagesa të rremë për një skemë taksash mes Sllovakisë dhe shtetasve italianë që kanë lidhje me Ndrangheta. Vrasja e tij shkaktoi një reagim të ashpër publik dhe nisjen e organizimeve për protestë antikorrupsion. Analistët thonë se vrasja e Kuciak është një këmbanë alarmi edhe për vetë BE-në, pasi vetëm pak muaj më parë, në një tjetër vend të unionit pikërisht në Maltë, u vra gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila gjithashtu hetonte korrupsionin në nivele të larta politike dhe qeveritare.

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...






























