Tmava: Jemi lodhur duke pritur për formimin e Bordit
Autori: Gazeta inFokus
10:02 | 27 February 2018
Kanë kaluar 16 muaj prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për “Trepçën”, por për shkak se as qeveria e Isa Mustafës e as ajo e Ramush Haradinajt nuk kanë arritur ta formojnë Bordin Mbikëqyrës “Trepça” vazhdon të ketë probleme thelbësore të funksionimit.
Pos vështirësive të funksionimit, “Trepça” përballet edhe me borxhin prej 10 milionë eurosh që ia ka KPMM-së
Ndonëse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vetëm pak ditë më përpara ka siguruar se Bordi Menaxhues i “Trepçës” është në formim e sipër dhe se viti 2018 është shpallur vit i “Trepçës”, gjiganti ekonomik kosovar vazhdon të ketë probleme thelbësore të funksionimit.
Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, tejet i zhgënjyer me vonesat e mëdha me formimin e bordeve të “Trepçës”, pa të cilat nuk mund as të funksionalizohet Ligji për “Trepçën”, tha se me gjithë premtimet e njëpasnjëshme formimi i bordeve nuk duket në horizont.
“Nuk ka kurrgjë deri më tani, formimi i Bordit nuk duket në horizont. Thjesht, jemi lodhur duke pritur”, ia tha “Zërit” drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava, të hënën.
Ai ka shtuar se prodhimi është duke shkuar mirë dhe se edhe puna në përgjithësi është duke shkuar sipas planit të paraparë, por ka ripërsëritur se mospërzgjedhja e Bordit Mbikëqyrës ka sjellë telashe të mëdha në funksionalizimin e ligjit.
“Po shpresojmë që më në fund të fillojë zbatimi i Ligjit për ‘Trepçën’, në mënyrë që të fillojmë ta zhvillojmë kombinatin. Tani jemi duke punuar vetëm sa për të mbijetuar, akoma jemi në një situatë kur nuk i përkasim as AKP-së e as Qeverisë së Kosovës në mungesë të zbatimit të ligjit. Para nesh ka shumë sfida, të cilat duhen tejkaluar. Kemi arritur të bëjmë investime vetëm për përmirësimin e kushteve të punës, siç është transporti i punëtorëve, ushqimi, ngritja e pagave për 20 për qind. Kemi humbur shumë në aspektin kohor e nëse vonohemi edhe më shumë atëherë pasojat do të jenë edhe më të mëdha”, siguroi Tmava…

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...

































