Lajme

MPJ jep sqarime mbi përgjegjësitë e Komisionit për Grada dhe Disiplinë

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 25 Shkurt 2018

Ministria e Punëve të Jashtme ka vërejtur se sot ka pasur disa raportime në media përkitazi me detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Grada dhe Disiplinë, duke raportuar se ky Komision do të bëjë vlerësimin dhe Gradimet e Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se Komisioni për Grada dhe Disiplinë, i cili themeluar me vendim të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të bëjë vlerësimin e gradimeve për shërbyesit diplomatik dhe konsullor të Kosovës, që posedojnë grada diplomatike apo konsullore nën nivelin e ambasadorit, por jo edhe të vetë asaj të ambasadorit, ashtu siç është raportuar.Në lidhje me këtë të fundit, procedurat janë të përcaktuara në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy