Kryeministri polak: Evropa nuk ka më karburant
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 22 February 2018
Polonia është përfshirë prej disa vitesh në një polemikë dhe marrëdhënie të tensionuar me Bashkimin Europian. Ligji për Gjykatën Kushtetuese, sjellja e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, qëndrimet e fundit legjislative dhe publike për Holokaustin, të gjitha bashkë kanë përkufizuar një Poloni që është problem për narratiën monotone, njëngjyrëshe të stabilitetit të vlerave në Europë.
Por duket se elita politike polake nuk vuan nga ndonjë kompleks në këtë drejtim dhe në shtjellimin publik të tezave të veta.
Në një intervistë për revistën e njohur “Spiegel”, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shpreh hapur pikëpamjet e veta për ato që janë çështje debate sot në BE. “Polonia është një vend shtet komb demokratik njësoj sit ë gjitha vendet e tjera të Europës. Dhe ne jemi pragmatistë. Ne kemi një problem me një pjesë të elitës politike europiane dhe me gazetarët, por jo me njerëzit e zakonshëm. 97% e investitorëve të huaj do të donin të vinin sërish në Poloni. Por ju keni të drejtë për faktin se ne duhet të shpjegojmë më mirë politikat tona”, shprehet ai.
Sipas tij kritikat e Brukselit për reformën në gjyqësor janë false dhe të pabazuara ndërkohë që përpjekjet e Polonisë kanë imponuar sjelljen prej partneri nga BE dhe jo më të një mësuesi. I pyetur për qëndrimin e Polonisë në raport me Europën, Morawiecki thotë se shumica e shoqërive në Europë dëshirojnë një Europë të Shteteve dhe jo një federatë, apo Shtetet e Bashkuara të Europës. Ai ka vlerësuar rolin e NATO-s dhe rëndësinë e partneritetit transatlantic, si garanci për sigurinë dhe demoracinë në botë. I qartë dhe i hapur në qëndrimet e veta, kryeministri polka thotë se Europa nuk ka më ideale. Idetë kryesore të pas Luftës, si rritja ekonomike dhe ulja e papunësisë, integrimii vendeve ish-komuniste, paqja dhe ekonomiae tregut, nuk mjaftojnë më.
“Unë jam një idealist. Ne duhet të punojmë për ide të reja për Europën. Për mua ide do të ishin pyetje si p.sh si do të përballemi me robotizimin, me kapitalizmin e përshpejtuar, me transformimin e botës së punë përmes automatizimit dhe inteligjencës artificiale dhe me pabarazinë, që është rritur në mënyrë eksponenciale. Këto janë pyetjet e së ardhmes, unë jam dakord me Thomas Piketty në këtë”, shprehet ai.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


































