Ekonomi

Borxhet e mëdha e detyrojnë “Ferronikelin” të ndal prodhimin

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 21 February 2018

Kompania më e madhe në Kosovë e “Ferronikelit” ka ndalur prodhimin për arsye të borxheve të mëdha ndaj KEDS-it.

Burime të portalit “Infokusi” brenda kësaj kompanie të prodhimit të nikelit tregojnë se sot nga mëngjesi është ndalur prodhimi për shkak të borxhit 1.5 milionë euro që ka “Ferronikeli” ndaj KEDS-it.

Por në këtë kompani nuk është i vetmi problem borxhi ndaj KEDS-it, “Ferronikeli” është zhytur në borxhe të mëdha edhe me kontraktorët të tjerë të cilët kryejnë punën në këtë fabrikë.

-Advertisement-

Nga e gjithë kjo situatë e rënduar në këtë kompani më së shumti janë të rrezikuar punëtorët të cilët rrezikojnë të mbesin pa rroga, edhe pse këta punëtorë çdo muaj i marrin rrogat me vonesë, tha ky burim për portalin “Infokusi”.

Kujtomë se kompania kosovare e prodhimit të nikelit është privatizuar në 2006-n nga një kompani izraelite, për vetëm 30.5 milionë euro./INFOKUSI/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy