Ekonomi

Komuna e Ranillugut do të blejë 6 mijë euro material për zyre

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 21 February 2018

Zyrtarëve të Komunës së Ranillugut duket se po u mungojnë materialet në zyre. E kjo po u pamundëson atyre që të kryejnë punë.

Komuna e Ranillugut , ka shpallë tender në vlerë prej 6 mijë e 100 euro për furnizim me material për zyre.

Kjo komunë do të blej 700 regjistrator, 400 pako folije dhe 100 pako me fascikla me mehanizam, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Kështu thuhet në njoftimin për kontratë që ka publikuar Komuna e Ranillugut në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se kontrata do të zgjasë 12 muaj.

Afati i fundit për pranim të tenderëve është 23 shkurt 2018./INFOKUSI/.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy