Beqaj: Kosova vend atraktiv dhe me potencial për investitorët e huaj
Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 20 February 2018
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, po merr pjesë në “Forumin Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj”, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, me qëllim të fuqizimit të zhvillimit ekonomik në botë.
Ministri Beqaj si folës në panelin kryesor të këtij forumi ka folur me temën “Financimi i Inovacionit përmes ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore. Në fjalën e tij ministri Beqaj ka theksuar përparësitë dhe potencialin e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga bizneset engjëj.
“Kosova është vend atraktiv dhe me potencial të madh për investime nga investitorët e huaj”, tha ministri Beqaj.
Po ashtu Ministri prezantoi para të pranishmëve të arriturat dhe sukseset e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të biznesit dhe organizatave të ndryshme që kanë dhënë rezultate, duke ndikuar në zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë. Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në udhëheqje të Ministrisë së Inovacoonit dhe Ndërmarrësisë për mbështetje të ndërmarrësve të rinj dhe lehtësirave që do tu ofrohen inovatorëve në financimin dhe zhvillimin e ideve innovative.
“Forumi Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj“ po mbahet në Stamboll. Qëllimi i këtij Forumi vjetor është mobilizimi I sektorit publik dhe privat për të investuar me kapital të përbashkët për të mirën e përgjithshme shoqërore.
Të tjera
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...