Beqaj: Autostrada Kosovë-Maqedoni do të rrisë bashkëpunimin ekonomik (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
10:21 | 15 February 2018
Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup ku është takuar me Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë Marko Mantovanelli, shkruan Inrfokusi.com.
Beqaj me ministrin ne Ekonomisë ka biseduar rreth zhvillimit ekonomik, të shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve ndërsa me drejtorin e Bankës Botërore për mundësinë e përkrahjes nga Banka Botërore për Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
“Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup ku ka pasur një varg takimesh të rëndësishme. Ministri Beqaj është pritur në një takim të përzemërt nga Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Kreshnik Bekteshi, me të cilin ka bashkëbiseduar në lidhje me bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit ekonomik, të shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve, mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si dhe për iniciativën për marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e Inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Pas takimit me Ministrin Bekteshi, Ministri Beqaj ka thënë se Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të mira ekonomike, për avancimin e të cilave infrastruktura luan rol shumë të rëndësishëm. Ministri Beqaj tha se shpreson që edhe Maqedonia do të lëvizë shpejt në drejtim të ndërtimit të autostradës që lidh të dy vendet, pasi pala kosovare po lëviz shpejt në drejtim të përfundimit të autostradës deri në kufi.
“Kosova është duke bërë një investim të madh që do t’i ndihmojë edhe Maqedonisë dhe shpresoj që edhe Maqedonia të ketë qartësi ekonomike dhe politikë që të përfundojë këtë rrugë sa më shpejtë, sepse nga momenti kur rruga ka shkuar në tjera drejtime, ka pasur efekte negative në këmbimet tona tregtare”, tha Ministri Beqaj.
Ndërsa Ministri Bekteshi ka shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e Ministrit Beqaj duke theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
“Kolegut Beqaj, i cili kryeson resorin e inovacionit dhe ndërmarrësisë, i prezantova masat e planit për rritje ekonomike të qeverisë sonë, e cila përcakton prioritetet kryesore të politikave për periudhën e ardhshme dhe që pritet të rrisin investimet private, krijimin e vendeve të punës, rritjen e efikasitetit, produktivitetit dhe konkurrencës së sektorit privat, rritjen e eksporteve dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal, si dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, tha ministri Bekteshi pas takimit.
Të dy ministrat në takim kanë bashkëbiseduar edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive dhe për mundësinë inicimin të marrëveshjes në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.
Ministri Beqaj gjatë qëndrimit në Maqedoni është takuar edhe me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë Marko Mantovanelli, me të cilin ka bashkëbiseduar në lidhje me mundësinë e përkrahjes nga Banka Botërore për Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Gjithashtu Ministri Beqaj ka vizituar edhe Qendrën e Inovacionit në Shkup ku është njoftuar me punën e saj, me qëllim të marrjes së praktikave të mira të funksionimit, si dhe eksperiencën në ndarjen e fondeve. Prezantimin e punës së Qendrës së Inovacionit në Shkup, para ministrit Beqaj e ka bërë drejtori i kësaj qendre Jovan Despotovski.”/INFOKUSI





T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


































