ATK inkason 5.2 miliard euro për 18 vite
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 14 February 2018
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka mbajtur sot konferencë për media, me rastin e 18 vjetorit të themelimit të ATK-së, si dhe 10 Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë konferencë u prezantua zhvillimi i administratës tatimorë ndër vite, me ç ‘rast drejtori Imeri shpalosi disa nga arriturat të cilat kanë ndikuar mjaft mirë në rritjen e përmbushjen vullnetar, si dhe ngritjen e shërbimeve efikase ndaj tatimpaguesve.
Gjatë kësaj konference drejtori Imeri tha se ATK është institucion i cili përgjatë këtyre 18 viteve ka arritur të jete e konsoliduar për zbatimin e të gjitha obligimeve të përcaktuara me ligj, si dhe të gjitha reformave të cilat kanë ndodh në Republikën e Kosovës, po ashtu edhe përgatitjen për reformat që do të ndodhin gjatë këtij viti. Drejtori ndër tjera, foli edhe për historikun e zhvillimit të ATK-së, ku përmendi shumë sfida, me të cilat janë përballur zyrtaret tatimor gjatë zbatimit të Legjislacionit Tatimore.
Më tej Imeri, përmendi se performanca e të hyrave, për të cilën tha se është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit. Të hyrat e inkasuara për gjatë këtyre 18 viteve janë në vlerë 5.2 miliard euro, ndërsa për muajin Janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro ose 13 % më shumë se muaji janar i vitit 2017, vlera e inkasuar për muajin Janar është 51.4 milion euro, ndërsa në raport me planin janë realizuar më shumë të hyra në vlerë prej 2.6 milionë euro ose mbi 5.3 %. Gjatë kësaj konference po ashtu u promovua ueb-faqes së ATK-së, e cila është ri-dizajnuar që të jetë sa më e lehtë për përdorim nga ana e tatimpaguesve.
Në fund të kësaj konference, u ritheksua zotimi i drejtorit të Përgjithshëm se do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje, që të avancojmë edhe më tutje ofrimin e shërbimeve profesionale dhe në kohë për tatimpaguesit./INFOKUSI
Të tjera
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...