Dita kur nisi gjykimi i Millosheviçit
Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 12 February 2018
Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçit kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002, në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë në Holandë, nën akuzat për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.
Me një prill të vitit 1991, Millosheviqi arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhërin e Qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, ku me 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenodid në Bosnje – Hercegovinë. Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar me në fund të gushtit të këktij viti. Gjykimi kundër Millosheviqit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut. Me 22 shkurt, Milloshviqi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa me 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi. Me 11. mars në ora 9:30, u gjet i cdekur në çelinë e tij.
Sllobodan Miloseviq ka lindur në Pozharevc të Serbisë, me 20 gusht të vitit 1941. Në vendlindje ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin. Ndërsa fakultetin e drejtësisë e ka mbaruar në vitin 1964 në Beograd.Me politikë filloi të merret qysh i ri. Anëtar i Partisë Komuniste ishte që prej vitit 1959.Për vite të tëra ka kryer shërbime të ndryshme në Komitetin e komunistëve të Beogradit.Për pesë vjet me radhë Sllobodan Millosheviq ishte drejtori i përgjithëshëm i sipërmarrjes “Tehnogas”, e më vonë edhe kryetar i Bankës së Bashkuar të Beogradit, ku ishte deri në vitin 1983.Një vit më vonë, Millosheviqi zgjidhet për kryetar të Lidhjes së komunistëve të Beogradit. Ndërsa në maj të vitit 1986, emrohet kryetar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Serbisë. Pas paraqitjes së tij në Fushë të Kosovës, dhe fjalisë së famshme, se popullin serb nuk guxon ta rrahë askush, Millosheviqi fiton simpati të jashtëzakonshme të Serbëve. Nga Kosova nisen valë të mëdha të protestave, të cilat kulmin e arrijnë në 600 vjetorin e Betejës së Kosovës, në vitin 1989.Burimet serbe thonë se në këtë miting, ishin mbledhur më shumë se dy milionë njerëz. Dy vjet më parë, në vitin 1987, Millosehviqi ishte zgjedhur për kryetar të Kryesisë së Serbisë.
Në të njëjtin vit suprimohet autonomia e Kosovës, ndërsa në vitin 1990 edhe Kuvendi i Kosovës. Në vitin 1990, Millosheviqi zgjidhet si kryetar i Partisë Socialiste, e cila u krijua me shkrirjen në të të Lidhjes Komuniste dhe Lidhjes Scialiste të Popullit Punonjës.Në zgjedhjet e para shumëpartiake, në dhjetor të vitit 1990, Millosheviqi fiton mbi 65 përqind të votave dhe zgjidhet për president të Serbisë.Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, dhe fillimit të luftërave të përgjakshme në Kroaci, e më vonë edhe në Bosnje – Hercegovinë, në dhjetor të vitit 1992, Millosheviqi rikonfirmon postin e tij të presidentit të Serbisë, por kësaj radhe me rreth 53 përqind të votave.
Për president të Jugosllavisë së mbetur, ai është zgjedhur në vitin 1997, ku ishte deri në humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Me pesë tetor të këtij viti Millosheviqi përfundimisht pranon humbjen prej Vojisllav Koshtunicës.
Të tjera
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...