Lajme

Tahiri: Vendim i pandershëm për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 05 February 2018

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit çështja e demarkacioni nuk ka marrë votat e mjaftueshme të procedohet tutje në seancë plenare, shkruan Infokusi.com.

Politologu Ramush Tahiri, ka thënë për portalin “Infokusi” se çështja e demarkacioni ka vetëm dy rrugë, ratifikimin apo miratimin e raportit të Bulliqit dhe mos ratifikimin të tij.

“Dy rruge i kanë për demarkacionin.. ta miratojnë kështu si është dhe ta ratifikojnë ose ta miratojnë raportin e komisionit Bulliqi dhe ta hedhin poshtë marrëveshjen e nënshkruar dhe mos ta ratifikojnë” ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ai ka vënë në pikëpyetje ndershmërinë dhe profesionalizmin e personave kompetentë të përfshirë në çështjen e demarkacionit pas mos procedimit të tij në Kuvend.

“Përndryshe po të ishin krejt të ndershëm dhe profesional dhe korrekt politikisht atëherë në Kuvend do të dërgonin raportin e ri me kufi të  Kosovës në Kullë dhe në Çakorr dhe me hartën e re të Kosovës në të cilat do të ishin 82 kilometrat katror të munguara. Këtë ta miratojnë në Kuvend dhe këtë të ia dërgojnë Malit të Zi dhe nëse nuk pajtohet për bisedime të reja dhe në këtë pozicion atëherë ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit dhe me këto argumente ata besojnë se Kosova fiton”, ka shtuar ai.

Politologu Tahiri ka përfunduar se mosmiratimi i demarkacionit në Kuvend ka shpërputhje të plotë në deklaratat publike dhe qëndrimet brenda koalicionit.

“Kështu si e kanë bërë ka shpërputhje totale në projektligj, në raportin përcjellës, në deklaratat publike në qëndrimet brenda koalicionit”, ka përfunduar Tahiri.

Demarkacioni është larguar nga rendi i ditës për seancën plenare të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të enjten. INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera