Rritet çmimi për të hyrë brenda në Stacionin e Autobusëve
Autori: Gazeta inFokus
18:26 | 04 February 2018
Në shtator të vitit 2017 ishte e obligueshme që udhëtarët që hyjnë brenda në Stacionin e Autobusëve të paguajnë një tarifë prej 10 centësh.
Por ky çmim tani është rritur, edhe pse drejtori i Stacionit të Autobusëve, Ylber Çitaku po e mohon këtë.Koha.net ka siguruar nga një udhëtar një biletë që dëshmon se ai ka paguar 50 centë, e që deri para pak kohësh për të ka paguar 10 centë.
Personi me iniciale B.A në një prononcim për Koha.net tha se është i indinjuar me një gjë të tillë, pasi për qytetarët kjo kosto është mjaft e lartë.
“Unë në fakt punoj dhe më duket problem, por ka të tillë udhëtarë që nuk i kanë mbase kushtet dhe u duhet patjetër të paguajnë. Kur ishte 10 cent ishte kosto e lartë, lëre më tani 50 centë”, ka thënë ai për Koha.net.Ai gjithashtu tha se ka dyshime se mos ka shkallëzime të tarifave, pasi njëherë paguante 10 centë e tani 50 centë.Ndoshta është politikë e re e Komunës, por unë si qytetar nuk kam qenë asnjëherë i informuar për këtë lëvizje nga 0.1€ në 0.5€. Gjithsesi kjo quhet vjedhje me letra. Madje, biletashitësi në fillim insistoi të mos më jepte fare kuponin fiskal dhe më ofroi kuponët e tjerë. Në cilin do rast, çmimet janë të larta për udhëtarët”, shtoi ai.
Koha.net ka mësuar se vetëm për ta kaluar laurën për të hyrë brenda Stacionit ku gjenden autobusët, duhet paguar patjetër këtë tarifë prej 50 centësh, edhe nëse nuk ke për të udhëtuar.Ylber Çitaku, një gjë të tillë e ka mohuar.
Madje ai thotë se nuk është fare në dijeni që ka çmim prej 50 centësh për të hyrë në Stacion.
“Nuk kam informacione që është 50 centë. Nuk është e vërtetë, pasi prej shtatorit të vitit të kaluar kjo gjë nuk ka ndryshuar. Domethënë është 10 centë”, tha Çitaku në një prononcim për Koha.net.
Ani pse edhe vitin e kaluar Çitaku ka thënë se këtë shërbim duhet ta paguajnë vetëm udhëtarët, një gjë e tillë nuk qëndron kështu pasi kushdo që e kalon atë pjesë, duhet paguar.

T� tjera
-
Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ...
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...


































