Ekonomi

INFRAKOS-i nuk qan kokën për ndotje – Shpall tender për blerje të thëngjillit

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 02 February 2018

Përderisa të gjithë po bëjnë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje sa i përket ndotjes së ajrit, një kompani publike ka shpallur tender për blerjen e thëngjillit.

Kompania “INFRAKOS”, të enjten ka bërë publik njoftimin për blerjen e thëngjillit guri në vlerë prej 3,300 euro, shkruan Infokusi.com

Për këtë institucion duket se nuk është problem që shitja e thëngjillit është e ndaluar dhe e dënueshme më ligj.

-Advertisement-

Ky vendim pati ardhur për shkak të mungesës së thëngjillit për prodhim të energjisë dhe ndotjes së ajrit nga djegia e tij.

Javën e fundit ndotja e ajrit në Kosovë është vlerësuar alarmante sa që ka nxjerrë në protestë qytetarët, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës që të ndërmarrin hapa konkret për përmirësimin e gjendjes./INFOKUSI/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy