Ambasadori amerikan në Beograd, sulmohet me pamflete gjatë një ligjërate
Autori: Gazeta inFokus
15:44 | 02 Shkurt 2018
Derisa mbante ligjërata në Universitetin e Nishit, të cilën e ka organizuar Klubi serbo-amerikan i miqësisë dhe bashkëpunimit, kryetar Qendrës për të drejtat e njeriut Krstiq ka gjuajtur pamflete me fotografinë e Putin’it.
Ligjërata e sotme e ambasadorit të SHBA në Serbi Kyle Scott në Universitetin e Nishit është shënuar me një sklandal tipik shovenist.
Kryetari i Qendrës për të Drejta të Njeriu “Clamp” Dragan Krstiq nga ballkoni ka gjuajtur pamflete dhe ka bërtitur “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”, transmeton Insajderi.
Nëpër pamflete të cilat Krstiq i kishte gjuajtur ishte fotografia e kryetarit rus Vladimir Putin dhe shkrimi “Duam bazat ruse”, “Jo – diktaturës, cenzurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.
Sigurimi e ka larguar Krstiqin nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar atë pasi ka qëndruar para ndërtesës së Universitetit.
Ambasadori Scott në ligjëratën e vet ka vlerësuar se janë të pavërteta mitet mbi Amerikën të cilat i paraqesin tabloidet në Serbi, ato janë shpeshtuar aq shumë sa që populli serb po iu beson atyre.
“Nëse do të lexonit çdo ditë këto tabloide, ju do të besonit se Amerika i dëshiron vetëm të keqen Serbisë, se Amerika është armike e Serbisë, se dëshiron të krijojë kaos në Serbi dhe luftë në Ballkan. Të gjitha këto janë budallallëqe”, ka deklaruar Scott pas vizitës së Fakultetit të Elektronikës në Nish.
Ligjëratën e ka organizuar Klubi serbo-amerikane për miqësi dhe bashkëpunim.

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
































